Për çfarë erdhen anijet e NATO-s në Detin e Zi?

Eksperti ushtarak rus, Viktor Litovkin tha se anijet e NATO-s mund të qëndrojnë së paku deri në 21 ditë në Detin e Zi dhe se manovrat që do të bënin këtu nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë, e cila ka një ushtri dhe flotë të fortë.

Duke folur për Russia Today (RT), koloneli në pension Viktor Litovkin komentoi lidhur me hyrjen e anijeve të NATO-s në Detin e Zi. Litovkin u shpreh se: “Tensioni po rritet në të gjitha rajonet ku ekziston NATO. Për shkak se organizata po përpiqet të tregojë pushtet dhe të bëjë presion mbi vendet që nuk janë anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Rusinë.”

Duke theksuar se manovrat e tilla nuk përbëjnë një kërcënim për Rusinë, e cila ka një ushtri dhe flotë të fortë, Litovkin vuri në dukje se anijet e vendeve që nuk kanë dalje të drejtpërdrejt në Detin e Zi mund të qëndrojnë së paku deri në 21 ditë në këto ujëra.

EKSPERTI RUS: DO T’I NDJEKIM NGA AFËR

Eksperti ushtarak rus u shpreh se: “Kjo është e drejta e tyre, ndërsa ne do të ndjekim nga afër lëvizjet dhe veprimet e tyre dhe do të reagojmë në përputhje me rrethanat.”

Më parë ishte raportuar se fregatat e Spanjës, Turqisë dhe Gjermanisë të cilat bëjnë pjesë në Grupin Detar të Përhershëm të. NATO-s Nr.2 kishin hyrë në Detin e Zi.

NATO ka kohë që po rrit praninë ushtarake në rajonin për të cilin Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) mendon se ka përparësi strategjike për ta. Në fund të muajit të kaluar, zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Petrenko njoftoi se ministria nuk e ka kundërshtuar praninë ushtarake të anijeve NATO-s në Detin e Zi.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne