Bota

Përdori “gjuhën e urrejtjes”, Facebook bllokon faqen e Netanjahut

ARCHIV - 11.03.2018, Jerusalem: Benjamin Netanjahu, Regierungschef von Israel, nimmt an einer wöchentlichen Kabinettssitzung in seinem Büro in Jerusalem teil. (zu dpa "Medien: Netanjahu mit hohem Fieber ins Krankenhaus gebracht" vom 27.03.2018) Foto: Oded Balilty/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë.

Nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ”nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”. Postimi shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Zoti Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër./VOA