Perëndimi i zhgënjyer nga ‘vdekja’ e hershme e ISIS

Vendet perëndimore përjetojnë pendim për shkak të fundit të hershëm, që po i vjen DAESH-it, organizatë që përdoret si mashë (mjet për të fituar).

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) mori pjesë në panelin me titull “Lufta Kombëtare, Mbrojtja Kombëtare” organizuar nga Universiteti i Giresunit.

Në fjalimin e mbajtur në këtë panel Xhanikli u shpreh edhe në lidhje me standardin e dyfishtë të vendeve perëndimore ndaj luftës kundër terrorit.

“Mendoj se përjetojnë (vendet perëndimore) pendim pasi DAESH-i po “vdes” më herët. Sepse DAESH-i u përdor si një mjet (për të arritur qëllime)” tha Xhanikli.

Ai tha se DAESH-i është përdorë si një mashë dhe shtoi: “Tashti pretendojnë se operacioni i Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë ndaj PYD-YPG, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri shpërqendron luftën kundër DAESH-it dhe e bën atë të dështojë. Këto vende perëndimore ose nuk janë mike të Turqisë ose nuk janë miq të terroristëve pasi të dyja bashkë nuk ka miqësi. Ose do të jenë miq të organizatës terroriste ose do të jenë miq dhe aleatë të Turqisë pasi kjo nuk ka një rrugë të mesme dhe duhet të zgjedhin një prej tyre” u shpreh Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne