PERËNDIMI KA NEVOJË PËR ERDOGANIN MË SHUMË SE KURRË…

Savash VELIU

Qasja që potencon pozicionin përcaktues turk në krizën aktuale të rendit botëror lind dëshirat që euro-amerika të mba Turqinë pranë vetes edhe pse brenda BE dhe NATO ka zëra që duan përjashtimin e Turqisë nga Aleanca Veriatlantike, po sa reale është kjo!

Është pyetja jetike;Pse Perëndimi duhet të bëjë paqe me Erdoganin tani kur përshkruhet nga europerëndimi presidenti turk si një lider “autoritar”, i cili megjithatë mbetet një “partner i domosdoshëm” për Euro-Amerikën në mënyrë që të“përballet me kërcënimet e reja ndaj rendit ndërkombëtar në të cilën Turqia trason rrugën e jashtme politike të pavarur prej partnerëve europerëndimorë.

Shikimi europerëndimor i referohet sidomos ngjarjeve të fundit, ku Erdogan ka kërcënuar se do të ndalojë zgjerimin e NATO-s, duke i bllokuar kandidaturat finlandeze dhe suedeze si ushqyes të terrorizmit në botë duke mos e harruar edhe NATO’n në krye me Amerikën. Gjithashtu duhet të theksohet sedo të kalojë shumë kohë që Perëndimi t’i besojë Erdoganit sepse nuk e gjejnë në Meny por në Tavolinë, dhe kjo u pengon tejmase.

Megjithatë, Perëndimorët pranojn realitetin se Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë.Kjo sepse lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka forcuar shumë profilin turk në gjeostrategjin e bordit të rajonit. Ankaraja është bërë një furnizues kritik i dronëve për Kievin dhe se shanset e Ukrainës për të fituar përball Rusisë do të përmirësohen shumë nëse furnizimet turke me armë vazhdojnë edhe më tej sepse Ankaraja preferon të mbaj ballancin politik mes dy partnerëve në interesë të vet.

Autoritetet turke politikisht kanë aktivizuar marrëveshjen e Montros që argumenton se është shumë e rëndësishme që presidenti turk, përmes Ngushticës së Bosforit kontrollon hyrje-daljet në Detin e Zi, ndërsa në fund të shkurtit, kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, mbylli kalimin e anijeve luftarake të Rusisë po dhe NATOS si kundërpesh e kontrollit turk të këtij ngushtice strategjikë me të cilën Turqia vendos sigurinë dhe të drejtën kush mund të hyjë e kush të del, gjë e papëlqyer nga dy palët si NATO’s ashtu edhe Rusisë. Sipër saj Turqia vendosi edhe mbylljen e fluturimeve ajrore mbi territorin e saj për aeroplanët ushtarak rusë si vështirësim dhe mjet shantazhues për operacionin e rradhës mbi Sirinë veriore ku Rusia lëshoj pe.

Nga ana tjetër, Turqia do të jetë një lojtar që do të luajë një rol vendimtar në rishpërndarjen e furnizimeve me energji në Evropë dhe jo vetëm sepse kontrollon aksesin e energjisë në një numër tubacionesh por edhe të Mesdheut Lindor për të cilën çarten si NATO – EU po edhe Israeli e në anën tjetër edhe Rusia sepse Ankaraja bëhet qendër e vëmendjes që tërheq ndaj vetes Israelin dhe ashtu Emiratet me Sauditët që shpresojnë mbështetjen turke për transenergjinë nëpër territorin turk por edhe sigurimin nga influenca i Iranit në rajon.  

Sipas Euro-amerikanëve, çelësi i strategjisë evropiane në lidhje me Korridorin Jugor të Gazit, për shembull, është gazi natyror që vjen nga Azerbajxhani përmes Turqisë nga tubacionet Trans-Anatolian dhe Trans-Adriatik përkatësisht në 2018 dhe 2019, dhe që furnizon rrjetin evropian të gazit në Ballkan dhe Itali, ky i fundit shpreson në zbutjen e politikës dy karrigëshe ndaj Ankarasë duke iu afruar për një aksesë në Libi të cilën e zotëron Turqia ku ka mosmarrveshje për formimin e Pushtetit. 

Presidenti turk Erdogan në aspiratat e tij të menjëhershme ka për të vazhduar me zhvillimin e burimeve të gazit turk nga Deti i Zi për të lidhur me fushat e gazit në det të Israelit dhe Qipros me rrjetin evropian të tubacioneve kështu duke e lidhur Evropën për vete në anën tjetër dot zvogëloj varshmërin e tij nga petroli iranian, irakian me tubacionin e ri të Kazakistanit sepse të parët e përdorin atë si shantazh politik, një tubacion që pritet të instalohet shpejt me marrëveshjen mes ShteteveTurke duke neutralizuar kështu edhe ndikimin Rusë në Evropë por edhe në ish republikat sovjetike.

Rreshtimi i Perëndimit me Erdoganin do t’i jepte atij më shumë ndikim gjeostrategjik mbi Kremlinin sesa lufta në Ukrainë. Megjithatë, pyetja është se çfarë “karrote” mund t’i ofrojë Europa Erdoganit në mënyrë që Turqia të largohet nga Rusia? Duke shkuar një hap më tej, kriza ekonomike në të cilën është përfshirë Turqia së fundmi mund të jetë ndoshta “asi nën mëngë” i saj për Perëndimin. Por, Perëndimi aktualisht heziton të tërheqë presidentin turk. Kjo sepse strategjia që Perëndimi duket se po ndjek me padurim mundësinë e humbjes së Erdoganit në zgjedhjet e qershorit 2023. Por, humbja e zgjedhjeve në mënyrë paqësore të presidentit turk Erdogan është iluzore sepse në Turqi mungon një opozitë serioze që mund të shemb pushtetin e AKP-së që sa vjen forcohet politikisht, mbetet vetëm opcioni i fundit shpresues se mund të rrëzohet pushteti përmes dhunës së brendshme duke nxjerrur krizë para zgjedhjeve të vitit 2023 që sërish është hap antidemokratik!  

Por në fund, do të ishte dhe është në interesin e Perëndimit të qëndrojë me Erdoganin – jo Rusinë, në mënyrë që të dobësojë Putinin dhe të sigurojë mbijetesën e Ukrainës. Pra,Mundësia është te Turqia të shpëtoj Evropën sepse asaj të mirën sja do as Amerika e as Rusia dhe nuk do të ishte mençuri që Perëndimi të mos provonte të rreshtohet pas Erdoganit nëse nuk don të rrënohet politikisht dhe ekonomikisht në rirenditjen botërore..! 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne