Bota

Përfundoi procesi i votimit në Turqi

Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.

Ndërkohë filloi procesi i numërimit të votave.

Në zgjedhje garuan 6 kandidatë për president dhe 8 parti politike.

Të gjitha transmetimet në lidhje me zgjedhje do të lejohen pas orës 21.00, por këto transmetime do të mund të bëhen edhe më herët në rast se vlerësohet si e nevojshme nga ana e Këshillit të Lartë Zgjedhor./ trt