Përfundon afati 10 ditor, skenar i ri kundër Katarit

Në kohën kur dje më 3 korrik përfundoi afati 10 ditor i vendosur nga Arabia Sauditë dhe aleatët e saj kundër Katarit për pranimin ose jo të 13 kushteve të vendosura prej tyre, ministri i jashtëm i Katarit deklaroi se nuk i pranon kushtet e vendosura për normalizimin e marrëdhënieve.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj për tu dhënë fund tensioneve dhe për të normalizuar marrëdhëniet e tyre me Katarin kanë vendosur 13 kushte për Dohan dhe asaj i kanë dhënë 10 ditë afat kohë për të marrë vendim rreth këtyre kushteve. Nga ana e tij Katari nuk ka pranuar kushtet e vendosura me arsyetimin se ato janë jo reale. Sheik Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani ministër i jashtëm i Katarit ka thënë se këto kushte janë hartuar në formë të atillë që të refuzohen që në fillim. Kërkesat e vendeve arabe drejtuar Katarit janë shkelje e sovranitetit kombëtar ka thënë ministri i jashtëm Katariot. Sa i përket kësaj patrik Vintor analist i gazetës Guardian më 23 qershor ka shkruar se nëse Katari pranon kushtet e vendosura nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, ky vend humbet pavarësinë e vet. Me kushtet e vendosura kundër Katarit, Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë munduar tu tregojnë vendeve të tjera se dalja nga rrjedha dhe rruga e Arabisë Saudite do të ketë për ta shpenzime dhe dëme të shumta. Për këtë arsye Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se kërkesat e vendeve të Gjirit Persik nuk janë të negociueshme. Sanksionimi i Katarit është tregues i faktit se durimi ka sosur.

Disa prej kushteve të vendosura kundër Katarit, janë ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, mbyllja e kanalit Al Xhazira dhe mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në Katar. Me të tilla kushte Arabia Saudite ka treguar se për të Katari është një pjesë e federatës së Arabisë Saudite e cila mund të jetë e pavarur por në politikën e saj të jashtme nuk mund të veprojë e pavarur. Muhamed Xhavad Asajesh ish ambasador i Iranit në Katar, ka thënë se Katari nëse zbaton pikat e parashtruara si kushte, atëherë ai kthehet në një provincë të Arabisë Saudite pasi humb pavarësinë e vet. Tani kur ka kaluar afati i vendosur nga vendet arabe për Katarin, Arabia Saudite ka ndërmarrë një taktikë tjetër kundër këtij vendi. Kjo taktikë konsiston në vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike dhe goditjen e pozitës së Katarit në organet rajonale dhe ndërkombëtare. Mesa duket Arabia Saudite dhe aleatët e saj për të ushtruar presione mbi Katarin kanë bllokuar pasuritë dhe kapitalet e Katarit në bankat e tyre. Nga ana tjetër duke qenë se një prej politikave më të rëndësishme të Katarit është anëtarësimi në organet rajonale dhe ndërkombëtare, Al Saud dhe aleatët e tij mundohen të pengojnë dhe dobësojnë pozitën e Katarit në këtë çështje. Ekziston mundësia që Al Saud dhe aleatët e tij të pezullojnë anëtarësimin e Katarit në këshillin e bashkëpunimit të Gjirit Persik. Perçe kësaj kanali kuvajtian Al Rai ka njoftuar se Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë nisur bisedimet me OBT për të plotësuar procesin e sanksioneve ekonomike kundër Katarit. Mesa duke Arabia Saudite nuk mjaftohet vetëm me përpjekjet për të dobësuar pozitën e Katarit në mesin e organeve arabe por ka shkuar edhe me tej duke u përpjekur për të dobësuar pozitën e këtij vendi në organet ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne