Rajoni

Përfundon takimi mes VV-së dhe LDK-së, çfarë shkruajnë mediat kosovare

Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nuk dihet nëse dy partitë kanë arritur marrëveshje.  Takimi mes VV dhe LDK-së ka zgjatur më shumë se dy orë.

14:20 – Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.
Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prap me të parin e LDK-së.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit. “Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LVV-së./balkanweb

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA