Shqiperia

Përfundon takimi me Ramën, Meta: Ja tre vendimet që kemi marrë

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për gazetarët pas takimit me Edi Ramën, është shprehur se gjatë diskutimit në tryezë janë marrë 3 vendime të rëndësishme.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për garantuar paprekshmërinë  e votës së shqiptarëve që është edhe një angazhim kryesor i marrëveshjes së 22 prillit 2013.

Do të nisim një dialog pa kushte me opozitën dhe drejtuesin e saj.

Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat për presidentin e ri, por pa mbështetur asnjë emër asnjë kandidaturë, pa opozitën.

Kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht PPE-së ku edhe PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog”, deklaroi Ilir Meta/Gazeta Impakt