“Përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt”/ Topollaj akuza të forta Veliajt

Një nga themeluesit e partisë Bindja Demokratike, i rizgjedhur sërish në këto zgjedhje si këshilltar bashkiak, Fabian Topollaj, ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili më herët sulmoi CNA.al.

Topollaj ka shpërndarë shkrimin e CNA.al dhe shkruan se është i gatshëm të dëshmojë për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Sipas Topollajit, Veliaj është përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, sepse lejoi me firmën e tij ndërtimin e një industrie përpunimi mbetjesh urbane në kundërshtim me të gjitha ligjet.

“Me coni dhe mua ne gjyq.
Une deshmoj per vrasjen e Arditit.

Po, Erion Veliaj eshte pergjegjes per vrasjen e Ardit Gjoklajt sepse ai lejoi me firmen e tij ne funksionin e kryebashkiakut, ne kundershtim me te gjitha ligjet e vendit, ndertimin e nje industrie perpunimi mbetjesh urbane brenda territorit te Bashkise Tirane pa verifikuar minimalisht as kushtet e sigurise ne pune.
Ndaj Veliaj eshte pergjegjes per vdekjen e Arditit”,-shkruan Topollaj./CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne