Përhapi panik me lajme të rreme, arrestohet nga anti-terrori 25 vjeçarja në Durrës

Një 25-vjeçare nga Durrësi u arrestua nga anti-terrori pasi dyshohet se ka përhapur lajme të rreme në rrjetet sociale, që shkaktojnë panik.

Sipas një njoftimi zyrtar, shtetasja Xhuliana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj, shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne