Përkeqësohet numri i viktimave në shpërthimet në Pakistan, 132 të vrarë dhe shumë të plagosur

Në shpërthimet që ndodhën në dy mitingje në Pakistan u vranë 132 persona, ndër të cilët edhe kandidati për deputet, Navabzade Siraj Raisani si dhe u plagosën mbi 230 persona.

Pretendohet se sulmi i kryer në lagjen Mastung të provincës Balochistan të Pakistanit në një miting zgjedhor kishte në objektivë kandidatin për deputetet të Partisë Belucistan Avami, Raisani-n.

Në sulm së bashku me kandidatin për deputet u vranë edhe 128 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Të plagosurit u dërguan për kurim në spitalet në rajon dhe në qytetin Kuetta.

Sulmin në Mastung e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Ndërsa sulmi tjetër u krye në fund të mitingut të ish-ministrit dhe emrit të dëgjuar të Kuvendit të Klerikëve Islamikë, Ekrem Han Durrani në qytetin Bannu në veri të vendit.

Në këtë sulm u vranë 4 persona dhe u plagosën mbi 32 të tjerë.

Kurse Durrani shpëtoi pa u plagosur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne