Përleshje mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor

Përleshje midis të rinjve palestinezë dhe ushtrisë izraelite janë regjistruar në qytetin Al-Bireh në pjesën qendrore të Bregut Perëndrimor të okupuar.

Dëshmitarët okularë njoftuan se ushtria izraelite herët në mëngjes është vendosur në Al-Bireh dhe ka bastisur disa shtëpi palestineze, që ka çuar në përleshje me të rinjtë palestinezë.

Ushtria izraelite hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët, të cilët hodhën gurë dhe kokteje molotovi.

Personeli mjekësor ka njoftuar se kanë trajtuar disa palestinezë të plagosur, shumica prej të cilëve vuajnë nga gazi lotsjellës.

Ushtria izraelite rregullisht futet në qytetet dhe fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar për të arrestuar aktivistët palestinezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne