Përmbyset autobusi në autostradën Veles-Shkup, së paku 26 të lënduar

Së paku 26 persona janë lënduar pasi një autobus i cili qarkullonte në autostradën Veles-Shkup, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

“Një autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë i cili qarkullonte në autostradën Veles-Shkup sot rreth orës 18 humbi kontrollin dhe doli nga rruga, me ç’rast janë lënduar pasagjerë të cilët janë shtetas të Maqedonisë. Nëpër klinikat e Shkupit janë dërguar 18 pasagjerë të lënduar, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në klinikat e Velesit ku u tregohet ndihma mjekësore”, konfirmuan për AA nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga këtu thonë se autobusi është përmbysur në afërsi të pikës pagesore Sopot, e cila është vetëm disa kilometra larg qytetit të Velesit.

Mestjerash, nga MPB njoftuan se në terren ka dalë prokurori publik, i cili është duke kryer hetim në vendin e ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne