Përmbytjet/ Berisha jep dy këshilla për Ramën e Metën për të përballuar situatën

Sali Berisha bën thirrje të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, lidhur me përmbytjet e dy ditëve të fundit në vend.

Ai theksoi se mos shpallja e gjendjes se emergjencës është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i Edi Ramës si kryeministër. Sipas Berishës, Rama nuk e merr këtë vendim vetëm për të shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve.

Berisha ftoi presidentin Ilir Meta që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

MESAZHI I SALI BERISHËS:
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme per te perballuar nje situate qe edhe mund te behet katastrofale!
Te dashur miq, Shqiperia ne teresi, qe nga dje mbasdite ndodhet nen nje mot dhe permbytje brutale tejet kercenuese per jetet e njerezve dhe pasurite e tyre. Deri tani nuk ka patur viktima por deme te medha materiale, dhe ndihma ndaj popullates se kercenuar eshte minimale.
Te dhenat sinoptike per oret qe vijne nuk jane premtuese. Ne keto kushte eshte e domosdoshme shpallja menjehere e gjendjes se jashtezakonshme ne shkalle vendi dhe mobilizimi i te gjitha potencialeve ne ndihme te zonave dhe komuniteteve me ne rrezik.
Gjendja e jashtezakonshme ka ligjin, i cili percakton qarte detyrimet e shtetit ne situata te tilla ndaj zonave te prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr kete vendim vetem e vetem per te shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve. Mos shpallja e gjendjes se emergjences, eshte nje akt i papergjegjshem antikushtetues i Norieges!
Ftoj Presidentin e Republikes, qe ne nje situate te tille papergjegjshmerie te kreut te ekzekutivit te konsideroje edhe thirrjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. sb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne