Përplasen dy autobusë të Kamzës, 6 pasagjerë të lënduar

Dy urbanë që bëjnë linjën Tiranë-Kamëz janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por se fatkeqësisht janë lënduar disa pasagjerë. Disa herë në rrugët e Tiranës shohim urbanët që bëjnë garë me njëri-tjetrit.

Njoftimi i policisë për aksidentin e sotëm:

Sot rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe, të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë”.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne