Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Sheshin Skënderbej, shoqërohet zvarrë edhe avokati i njohur

Një protestë e organizuar përmes rrjeteve sociale, nga avokati Altin Goxhaj dhe përfaqësues të shoqërisë civile ka degraduar në përplasje me Policinë e Shtetit.

Në pamjet e transmetuara sot nga Fax News, pjesëmarrja është e vogël.

Në thirrjet “Jo Diktaturës”, “Për Lirinë e Shqipërisë”, tubuesit kanë kërkuar që karantina të hiqet.

Protesta është mbyllur me shoqërimin e tri protestuesve zvarrë nga Policia, mes tyre edhe avokatin Zaçe Islami dhe Klajdi Bellon, aktivist./Fax News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne