Përse i blen Turqia sistemet e mbrojtjes S-400?

Nga Prof. Dr. Salih Yılmaz

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në deklaratën që ka bërë më 12 qershor 2019 theksoi vendosmërinë e Turqisë me fjalët: “Unë nuk po them që Turqia do ti marrë sistemet e mbrojtjes S-400, ajo i ka marrë. Ne e kemi e përfunduar këtë punë. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen duke u nisur jo vetëm nga çmimi i volitshëm, por edhe nga premtimi për të kaluar në prodhim të përbashkët. Shpresojmë që edhe do të vijnë në një kohë të shkurtër. Krizën e Sirisë nuk duhet ta mendojmë veçmazi nga S-400 dhe F-35”.

Përsëri në të njëjtën ditë, pra 12 qershor, në aktivitettin e organizuar me rastin e Ditës së Rusisë, Ambasadori i këtij vendi në Ankara,  Aleksey Yerhov ishte shprehur se ekipet teknike të Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojnë punimet e tyre.

Në bazë të deklaratave, pavarësisht të gjitha presioneve të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, Turqia mban një qëndrim të ri dhe të rëndësishëm. Bëhet e ditur se pjesët e para të sistemeve S-400 do të fillojnë të vijnë në Turqi në muajin korrik. Me marrëveshjen e bërë ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, sistemet S-400 do të mund të përdoren vetëm në territoret sovrane të Turqisë. Me këtë pikë të marrëveshjes bëhen të pavlefshme edhe diskutimet e periudhës së fundit, që vijnë shpesh në rend të ditës se a do të mund t’ia shesë ato një vendi të tretë. Por nëse thellohet kriza e Turqisë me Amerikën, Turqia do të mund të ketë të drejtën për t’i vendosur këto sisteme në Republikën Turke të Qipros së Veriut, ku ajo ka bazë të saj.

Turqia i blen S-400 si armë mbrojtëse

Nevoja e Turqisë për sistemet e mbrojtjes ajrore nuk është një çështje 1-vjeçare. Turqia përpiqet prej 10 vjetësh që ta kapërcejë këtë nevojë. Mirëpo përse Turqia pati nevojë të blejë këto sisteme? Pasi pas përgjigjes negative të kërkesës së saj për blerjen e raketave Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë aleate në NATO, Turqia iu drejtua alternativave të ndryshme dhe vlerësoi propozimin e volitshëm të Rusisë. Kështu që Turqia vendosi të blejë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400. Por në pikën e arritur, këto sisteme kanë dalë jashtë të qenurit një çështje ushtarake dhe mundohen të kthehen në një çështje politike nga ana e Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit shprehet shpesh se në rast se Turqia merr sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia atëherë mund të zbatojë sanksione të ndryshme kundër asaj. Madje së fundmi, ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, në letrën drejtuar ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, ndërkohë që shprehej për sanksione, kërcënoi një vend si Turqia, aleate e Amerikës në NATO. Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në përputhje as me frymën e aleancës e as me diplomacinë. Turqia nuk i blen S-400 si armë sulmi.  Sepse sistemi S-400 është një armë mbrojtjeje. Asnjë vend që nuk mendon të sulmojë Turqinë nuk duhet të shqetësohet prej këtyre sistemeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kundërshtojnë S-400 pretendojnë se ato mund të marrin kontrollin e avionëve F-35, që janë hedhur rishtazi në treg dhe se sistemet në fjalë nuk janë në përputhje me NATO-n. Por edhe pse Turqia kërkon të krijojë një komision të përbashkët (me ShBA-në) dhe thotë se nëse tezat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dalin të drejta, ajo do të heqë dorë nga sistemet në fjalë, Amerika nuk pranon krijimin e komisionit dhe në këtë mënyrë në një farë aspekti pranon se pretendimet e saj nuk janë të drejta. Duke qenë se sistemet S-400 punojnë me një sistem tjetër dhe kontrolli i tyre do të jetë tërësisht në duart e Turqisë, nuk është e mundur që Rusia të marrë sekretet e avionëve F-35.

Shtet e Bashkuara të Amerikës shpërfillin marrëdhëniet me organizatat terroriste dhe ligjin e aleancës kundër Turqisë.

Nëse ndaj Turqisë zbatohet Ligji i “Luftës me Sanksione Kundër Armiqve të Amerikës” (CAATSA), miratuar vitin e kaluar nga Kongresi amerikan, ky mund të jetë një transformim rajonal që mund të ndikojë jo vetëm Amerikën por edhe tërë botën.

Një politikë e NATO-s dhe Evropës në rajone të ndryshme me në krye Detin e Zi, Mesdheun Lindor, Evropën Perëndimore, Ballkanin, Lindjen e Mesme, etj. do të ishte edhe më e kushtueshme, por edhe pa zgjidhje. Amerika e akuzon Turqinë për shkelje të drejtësisë së aleancës me blerjen e S-400, por nuk shprehet për mosshitjen e sistemeve Patriot aleates së saj, Turqisë, e cila ia ka kërkuar ato prej vitesh. Krahas kësaj, ShBA vazhdon të strehojë kreun dhe pjesëtarët e tjerë të FETO-s , organizatë që mori pjesë në tentativën për grushtshteti më 15 korrik 2016 duke vrarë mbi 200 persona dhe plagosjen e mbi 2.000 personave të tjerë. Duke u dhënë anëtarëve të FETO-s të drejtën për t’u strehuar në Amerikë, kjo e fundit shkel vetë frymën e aleancës. Gjithashtu nuk shprehet për aleancë ndërkohë që bashkëpunon dhe i dërgon mijëra mauna me armatim organizatës terroriste PKK-PYD në veri të Sirisë, organizatë kjo që gjatë viteve 1980-2019 është bërë shkak për vdekjen e 40 mijë njerëzve dhe mbetjen pa strehim (shtëpi) të mijërave të tjerë.

Duke kërcënuar tërë botën Amerika shpërfill drejtësinë ndërkombëtare

Amerika e sjell në rend të ditës drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur bëhet fjalë për interesat e saj. Ndërkohë që i thotë Gjermanisë se nuk mund të bëjë linjën gazsjellëse “Rryma Veriore 2”, thotë se Evropa nuk mund të krijojë ushtrinë e saj pa lejen e ShBA-së, nuk i vjen fare në mendje fryma e aleancës ndërkohë që kërcënon me embargo tregtare tërë botën duke shkelur kështu të gjitha rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Mund të themi se Turqia, pavarësisht kërcënimeve rajonale të sigurisë  u detyrua të blejë sistemet S-400 nga Rusia pas kërkimit për një kohë të gjatë të sistemeve të mbrojtjes ajrore brenda aleatëve të saj në NATO.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke menduar për interesat e veta, duke u përgatitur të ndërmarrin sanksione të njëanshme kundër Turqisë, pasi ka bërë të njëjtën gjë kundër Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit, Kinës dhe së fundmi ndaj Venezuelës, ka ardhur një periudhë që tashmë vendet e Evropës të mos qëndrojnë më të heshtura. Nëse ato heshtin, atëherë pa Turqinë do të vihet në rrezik edhe siguria e tyre, dhe një ditë do të ndikohen vetë nga këto sanksione.

Turqia i ka përmbushur të gjitha përgjegjësitë që i takojn si anëtarja më e rëndësishme e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa para së gjithash duhet të kuptojnë se vendimi i Turqisë për S-400 nuk është një vendim i marrë ndaj asnjë vendi. Ndërkohë që ekzistojnë shumë probleme në rajonet e krizës në botë, shoqëria ndërkombëtare nuk do të bindet që një armë me qëllim mbrojtjeje përbën një kërcënim. Turqia prej vitesh është vendi më aktiv i NATO-s me në krye misionet e Aleancës në Afganistan, Kosovë, Deti i Zi, Siri, Bosnjë, etj. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të izolojnë (lënë të vetme) Turqinë nuk do t’ia arrijnë dot qëllimit dhe do të përballen me reagimin e shoqërisë turke. Krahas kësaj ShBA-ja mund ta detyrojë Turqinë që të përmbushë nevojat e saj të industrisë së mbojtjes, përfshi edhe hyrjet e jashtme, nga Rusia dhe Kina. Vakumi që do të mund të krijohet për shkak të sanksioneve amerikane dhe gjendjes izoluese mund të sigurohet nga aspekti politik, ekonomik dhe ushtarak nga vende të tjera dhe kjo do të bëhet shkak për shkëputjen plotësisht të Amerikës nga Turqia. Vendimi i Turqisë për S-400 duhet kuptuar si një lidhje e ngushtë me thelbin e sovranitetit. Turqia, për kërkesat e saj në fushën e mbrojtjes ajrore, ka preferuar të zgjedhë sistemin dhe furnizuesin më të përshtatshëm.

Për shkak se qeveria amerikane nuk bën shitjen e raketave Patriot, natyrisht që Turqia është detyruar të kërkojë një furnizues të ri.

Qeveria amerikane, duke nxjerrë si pretekst CAATSA-në mund të zbatojë sanksione politike dhe ushtarake ndaj Turqisë dhe këto do të kenë pasoja ekonomike. Por këto sanksione në afat të mesëm dhe të gjatë, nuk do të shkaktojnë ndryshimet e kërkuara mbi Turqinë. Shoqëria turke përgjatë historisë ka qëndruar pranë të shtypurit dhe është një popull që beson në demokraci. Nëse Amerika mendon se mund ta bindë Turqinë duke e ndëshkuar atë, kjo do të bëjë efektin e kundërt. Ditën që vendet e fuqishme do ta kuptojnë se paqja në botë nuk mund të sillet duke shtypur dhe kërcënuar vendet që ato i shohin të dobëta, atë ditë do të vijë paqja në tërë botën./trt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne