Përse Protestat e Studentëve mbeten të Politizuara

Nga Pirro Prifti

Me fillimin e vitit të ri 2020 krahas problemeve të Emergjencëpër shkak të tërmetit  të tmerrshëm 6.5 ballë Rihter për shkak tëtë cilit është vendosur gjëndja e Emergjencës deri në muajin Mars, krahas dëshirës së madhe të popullatës për t`ju kthyer normalitetit edhe për shkak të sindromit masiv të stressit post traumatic i cili mund të identifikohet me panikun masiv, krahas konfliktit politik të stërzgjatur midis Opozitës ekstra-parlamentare me Maxhorancën (konflikt ky i  stisur dhe imanaxhuar për llogari të ish kryeministrit), krahas largimit valëvalë të popullatës kryesisht asaj të re, në drejtim kërkimit të punës me paga të larta dhe të një stabiliteti ekonomik, egzistojnë dhe problemet e pazgjidhura plotësisht të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Para se të hidhemi se çfarë kërkojnë studentët le të shohimshifrat e parave që shteti shqiptar harxhon për Arsimin e Lartënë Shqipëri.

Fondet për vitin 2020 për Arsimin e Lartë do të jenë  9,83 miliard lekë dhe  Fonde për Shkencën për vitin 2020 do të jenë6.8 milion lekë. Të krahasuara me vitin 2016 ato janë 40-50% më të larta respektivisht.

Buxheti i MASR në % ndaj GDP së Shqiperi është 2.29% me tendencë rritje në vitet në vazhdim me pak diferencë ndaj viteve të kaluara,, dhe Buxheti MAS ne % ndaj Shpenzimeve Publike në Shqipëri është 7.8% me tendencë ulje kjo e fundit për vitet nëvazhdim.

Buxheti ne % i Arsimit ndaj GDP është 3.35% .

Fondet e miratuara në formë“granti për mësimdhënie për iALpublike”, për vitin 2020-2022 janë në masën nga 9.8miliard në vitin 2020 në11.3miliard lekë në vitin 2021, si dhe 12 miliard lekë në vitin 2022, me një ritje mesatare vjetore shkon nga7.4%,në 12.2% nëvitin 2022dhe 9.1% vitin 2022 (http://ëëë.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-komb%C3%ABtare-gdp/).

Po të flasim me këto shifra dhe ti referohemi shteteve të Europes perëndimore këto shifra janë të ulura dhe përbëjnë problem të madhe për ecjen përpara të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

(http://documents.ëorldbank.org/curated/en/269861468300544208/pdf/447480NËP0ALBA1ragmentation1to1Coop.pdf)

Turqia e ka GDP për Arsimin e Lartë Publik  e ka 1.5% dhe përatë privat 0.5%

Italia e ka GDP për Arsimin e Lartë  e ka 0.5% dhe për atë privat 0.3%

Greqia për Arsimin e Lartë  e ka 0.6% dhe për atë privat  nuk ka

Polonia e ka GDP për Arsimin e Lartë  e ka 0.9% dhe për atëprivat  0.2%

(https://ëëë.statista.com/search/?q=Expenditure+on+higher+education+as+a+share+of+GDP+in+Serbia&qKat=neëSearchFilter&sortMethod=idrelevance&isRegionPref=-1&sortMethodMobile=idrelevance&statistics-group=1&statistics=1&forecasts=1&infos=1&topics=1&studiesreports=1&dossiers=1&groupA=1&xmo=1&surveys=1&toplists=1&groupB=1&branchreports=1&countryreports=1&groupC=1&experttools=1&cmo=1&mmo=1&co=1&tmo=1&dmo=1&açuracy=and&isoregion=0&isocountrySearch=&category=0&interval=0&archive=1)

Përsa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor  ato janë të papërfillshme kështu që rritja e shpenzimeve për Arsimin e Lartë Publik sipas iNSTAT (shih më sipër) tregojnë se shteti  shqiptar dhe qeverisja e viteve të fundit sidomos pas protestave të studentëve të vitit të kaluar, ka rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshem qoftë gjatë qeverisjes socialiste qoftë gjatë qeverisjes kur ka qënë Opozita.

Protestat e studentëve që po organizohen nga disa drejtues pedagogë të universiteteve publike të Tiranës, komentet e tyre në media lënë totalisht për të dëshëruar sepse më tepër është tendenca për të ngritur në protest studentët të cilët nuk kanë rezultate të mira në fakultet duke i kamu fluar kërkesat e studentëve me sllogane politike. Gjithashtu duke dalë në Media,këto drejtues protestash, kamuflojnë difektet teknike të universiteteve duke i drejtuar këta studentë të dobët madje dhe të politizuar kundër Ligjit për Arsimit të lartë në një kohë që përstudentët ka rëndësi parësore studimi, laboratori, dhe praktikat, puna kërkimoreshkencore.

E gjithë kjo tymnajë e organizuar nga këta drejtues protestash që kanë qëllime politike, në vënd që të lënë studentet të qetë dhe të merren me punime laboratorike dhe kërkimore, këta pafillo idrejtojnë studentët duke i shtyrë (apo edhe duke i u ofruar ndoshta lehtësira për vënde pune në të ardhmen), për të protestuar në mënyrë që të dëmtohen punët universitetet publikeme sa duket edhe për të ndikuar mbi zgjedhjet e ardhsme nëpëruniversitetet publike.

Është e qartë se Arsimi i Lartë publik ka probleme të mëdha të pazgjidhura dhe një nga problemet më të rëndësishme është rritja e investimeve për Laboratorët, për praktikat profesionale, kërkimin shkencor,  dhe për pagat e pedagogëve, të cilat duhet tëzgjidhen jo vetëm nga Qeveria nëpërmjet paktit më Universitetetdhe me VKM-ra, por edhe realisht duke parë se si po shkojnë punët në vazhdimësi. Dhe për këtë nuk ka nevojë që të zgjidhen me protesta rruge.

Problemi real tjetër që haset në Universitetet Publike dhe i cili kërkon zgjidhje të menjëhershme janë mitmarrjet nga ana e Pedagogëve kryesisht në disa Universitete. Sigurisht mitmarrjet  duhen verifikuar me shkrim dhe marrjen e masave nga Këshilate Etikës së Universiteteve ndoshta edhe penale.

Kjo mund të kërkojë protesta tek ato Universitete Publike kuedhe vihen re, por këto lloj protestash nuk ka deri tani dhe kjotregon për një pakt të heshtur midis studentëve të dobët qëprotestojnë për ndryshimin e Ligjit (me nxitjen e politikanëve), me pedagogët që marrin rrushfet!!!

Përsa i përket Ciklit të tretë të studimeve, studentët nuk ka përsetë ngrihen në protesta, sepse cikli i tretë është komplet shkencore kërkimor dhe kërkon një zbatim rigoroz të Ligjit të Arsimit tëLartë të vitit 2015 dhe VKM së vitit 2018 dhe 2019 për Ciklin e tretë, bazuar në Projektet përkatëse. Sigurisht Kërkimi Shkencor kërkon buxhet dhe investime të mëdha dhe këtu ka probleme të mëdha për ti fituar këto investime nëpërmjet Projekteve.

Së fundmi një nga problemet e mëdha por jo shterruese është largimi i studentëve dhe pedagogëve jashtë shtetit, i cili ështënjë fenomen që prek kryesisht vëndet e vogla dhe të pa zhvilluara.

Në këtë rast për Universitetet publike por dhe ato private të shtetit shqiptar duhen krijuar Projekte dhe Programe jo vetëpër të rritur pagat por edhe për të rritur  e përmirësuar mjediset e punës dhe bashkëpunimet me shtetet më të fuqishme në mënyrëqë ky kontigjent të mos iki jashtë shtetit, ose edhe nëse do të iki duhet të kthehen.

Edhe këtu nuk është e nevojshme që studentët të ngrihen përprotesta për një problem që nuk u përket as Programeve Bachelor dhe as Programeve Master.

Pra nxitësit e protestave të studentore  do duhej drejtoheshin drejt problemeve përmirësimit kushteve rritjes cilësisë mësim dhënies , laboratorëve, praktikave rritjes investimeve ndaj tyre dhe për krijimin e dormitorëve. këtë rast Pakti i qeverisë i ka pranuar këto mangësi dhe po punon për ti rregulluar; atëhere dhe këta drejtues nëse do ishin  paanshëm duhej ta linin qeverisjen punojë. Për fat keq një grup jo i vogël i Opozitës rrugës përpiqet dëmtojë rëndë Universitetet ashtu si dëmtoi ato para vitit 2013.

Shpresojmë studentët e sotëm mos përkrahin këta protesta-nxitës politizuar cilët nuk kanë asgjë përbashkët me Arësimin e Lartë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne