Pesë gafat që vazhdojnë të rrënojnë sistemit shëndetësor shqiptar

Nga Pirro Prifti

Është folur shpesh për problemet e Sistemit Shëndetësor në Shqipëri dhe kritikat e shumta kanë patur vetëm disa reagime të dobëta nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Këtu bëhet fjalë për problemet e rënda që egzistojnë sidomos në sisteminshëndetësor spitalor por dhe atë parësor për të cilat i kemi spjeguar edhe mw parw duke dhënë dhe opsionet e mundëshme.

Është folur shpesh për ikjen e mjekëve dhe teknicienwvemjekësore jashtë shtetit e cila mesa duket është edhe dukuri e vëndeve të vogla, por problem mbetet  se përse vazhdon tërrënohet sistemi public spitalor dhe parësor. Kur do të ketë dritë në fund të këtij tuneli parregullish në Shëndetësi?

Përse sistemi Shëndetësor publik has këto pengesa kaq të mëdha për tu reformuar?

Janë shumë faktorë që njihen mirë edhe nga pacientët dhe nga njeriu më i thjeshtë, por duke i analizuar me kujdes, më tërëndësishmit janë këto:

duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë, prania e një Ministri jo-profesionist shton konfuzionin në përdorimin e fondeve dhe buxhetit

-prania e këshilltarëve të Ministrit të cilët janw joprofesionistëpa përvojë dhe militantë. Kjo kërkon rregullim të ligjit për këshilltarët e ç`do lloj Ministri që të kenë eksperiencë dhe tëjenë të profilit

– prania e një administratë dhe formatimi i administratës dhe idrejtorive së M.SH., sipas formatit të BE, dhe vendosjen e drejtorëve profesioniste e me eksperiencë punë sipas profilit

Aktivizimi i institutit të Shëndetit Publik si qëndra kryesore për profilaksinë, vaksinimet dhe parandalimin e sëmundjeve

Një nga argumentet kryesore ankesat e shumta për shërbimet nëspitale vijnë nga Pacientët të cilët  nuk janë të kënaqur nga shërbimi Spitalor  për shumë arësye dhe ato më të rëndësishmet janë probleme që lidhen me:

Mitmarrjen
Etikën profesionale
Problemet e mos gjëndjes së medikamenteve gjatë kohës sështrimit
Pa vlefshmërinë e Kartës së Shëndetit përsa i përket rimbursimit
Pamundësinë e bërjes së analizave dhe i disa egzaminimeve në spitale sepse mjekët specialist që punojnë në spitale publike i dërgojnë pacientët në privat
Mos-funksionimi si duhet i konsultave mjekësore
Mungesa e kontrollit brënda spitalor për përdorimin e medikamenteve, orarit në punë për mjekët,

E parë me kujdes nga këndvështrimi për të dhënë opsionet se sim und të rregullohet më mirë shërbimi dhe kujdesi ndaj Pacientëve të shtruar në spitalet publike mendoj se duhet një reformë thelbësore e cila duhet të jetë edhe në drejtim tëpërmirësimit të ligjeve, dhe të bërjes së Udhëzimeve dhe Urdhrave specifikë për probleme specifike mjekësore por dhe për një reforme të gjërë në sistemin public shëndëtësor në tëcilën gjëndja vazhdon të jetë aspak normale me gjithë përpjekjet e qeverisë nëprmjet disa përmirësimeve si: checkup në systeminparësor për pacientët ambulatorë dhe rimbursimi i pjeshëshëm idisa egzaminimeve.

Problem i madh mbeten mos funksionimi siç duhet i spitaleve publikë në 10 Rajonet e Republikës së Shqipërisë të cilët me përjashtim të Durrësit dhe Tiranës  nuk funksionojnë siç duhet duke i dërguar pacientët në spitalet e Kryeqytetit sidomos ditëve të shtuna dhe të djela etj. Problemet janë të shumta.

Realisht 5 gafat kryesore që kanë dëmtuar dhe po dëmtojnësystemin shëndtetësor public për shkak të të cilit, ankohen pacientët, po ikin mjekët, infermjerët, dhe ka korrupsion të madh shtetëror nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe mitmarrje  të turpshme nga personeli shëndetësor, po ti përmbledhim janë këto:

Keqmanaxhimi Shëndetësor në të gjithë Republikën për shkak se buxheti është relativisht i ulët në raport me fqinjët por edhe se buxheti dhe fondet keqpërdoren dhe nuk shkojnë aty ku duhet ashtu siç janë statistikat për Shëndetësinë duke shkaktuar korrupsion, mitmarrje, përkeqësim të kujdesit shëndetësor ndaj pacientit, ankesa tëshumta
Mbulimi jo i plotë dhe aspak i përshtatshëm me Siguracionet shëndetësore, dhe pavlefshmëria aktuale e Kartës sëShëndetit për: vizitat mjekësore- analizat mjekësore- egzaminimet mjekësore-shtrimet në spital,
Mungesa dhe vjetërimi e ligjeve për Sistemin Shëndetësor,për shkak të të cilave ka një raport aspak të kënaqshëm për pacientë/klientët , midis Shërbimit spitalor publik me atëprivat, përfshi dhe qëndrat private të analizave, egzaminimeve, vizitave– në dobi të privatëve duke dëmtuar rëndë ndoshta pa dashje të sistemit publik,
Mungesa e rritjes cilësore të Pagave dhe diferencimi i tyre sipas titullit, eksperiencës, dhe vendosjes së kategorive për Teknicienët Mjekësore, si dhe vendosja e Bonuseve për shërbimet mjekësore të kryer nga ata, bonuse të cilat do tëpërmirësonin ndjeshmë mirëqënien e personelit shëndetësor,
Papërgjegjshmëria e plotë përsa i përket Specializimit tëmjekëve, mos pasja e një pakete ligjore për dërgimin e mjekëve me kushte kontraktuale të kënaqëshme në zonat malore, dhe në rrethe ku mungojnë specialistët, vendosjen me detyrim të Mjekut të familjes në të gjitha Qëndrat shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, dhe duke mos lejuar më për kujdësin shëndetësor ndaj pacientit tëmjekëve të Përgjitshëm të cilët duhet ti nënështrohen specializimit 3 vjeçar për Mjek Familje.

Të pesë këto Gafa që janë bërë tashmë 30 vjeçare, së bashku me elementët që nuk shkojnë mirë të përshkruar më siper po brejnë si `kancer` sistemin shëndetësor, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek pacientët ndaj shërbimit shëndetësor publik, duke i dhënë prioritet abuzimeve, korrupsionit mitmarrjes, detyrimit të pacientëve që të marrin shërbimin shëndetësor privat i cili në fakt ka diferencë për mirë me publikun, por duke përfituar nga një konkurencë jo e ndershme për shkak të mos pasjes së ligjeve përkatëse-siç u tha më lart- për rregullimin e dy anshëm shërbim shëndetësor public me atë privat.

Sidoqoftë megjithë paraqitjen e problematikës e cila nuk ështëvështirë të përcakohet edhe nga vetë pacientët, analiza e tyre dhe dhënia e opsioneve dhe alternativave ashtu siç kam bërëdhe në shkrimet e mëparshme, për hir të pacientëve, dhe tëmjekëve e teknicienëve mjekësore qeveriaj e sotme , ndoshta dhe ajo e të ardhmes, duhet ta vendosë në prioritet përmirësimin e shërbimit shëndetësor public i cili vazhdon tëvuajë për shkak të drejtimit të keq dhe aspak professional. /gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne