Peskov: Pretendimet nuk mund të jenë justifikim për sulmin amerikan ndaj Sirisë

Pretendimet e Shteteve të Bashkuara për sulmin e dyshuar kimik në Siri, nuk mund të shërbejnë si një justifikim për sulmet amerikane në këtë vend, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Ne jemi të sigurt se akuzat për armët kimike, që dyshohet se u përdoren në Duma të Sirisë, nuk janë të mundshme dhe nuk mund të justifikojnë përdorimin e forcës”, tha Peskov.

Reagimet e Moskës kanë ardhur, pas raportimeve se SHBA është në fazën përgatitore për të filluar sulmet ajrore ndaj caqeve të ushtrisë siriane, pas sulmit te supozuar me armë kimike në qytetin sirian, Duma.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne