Peticion për dhënien fund të torturës kundër imam Genci Ballës

Qeveria e Rilindjes se Kryeministrit Edi Rama, qe prej dates 1 gusht 2020 ka mbyllur te izoluar ne sistemin bis 41 nje klerik musliman shqiptar i cili po torturohet duke u privuar nga komunikimi me boten, te drejtat e tija fetare dhe refuzimi i ushqimit hallall. Per te kundershtuar kete akt jo-human dhe poshteruar ndaj komunitetit musliman ne Shqiperi, rreth 3600 qytetare shqiptare dhe evropiane kane nenshkruar nje peticion i cili ne date 12 tetor 2020 i eshte derguar disa ministrive dhe organizatave nderkombetare ne Shqiperi. Me poshte eshte letra e cila i eshte bashkangjitur peticionit. Versioni origjinal i letres eshte ne anglisht.

 

————————————————————————————————————-

 

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë së Shqipërisë

 

Cc: Prania e OSBE-së në Shqipëri

Këshilli i Evropës në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Avokati i Popullit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

Zt. Ministra

Organizatat Ndërkombëtare,

 

Në 12 Shtator 2020 një grup qytetarësh shqiptarë filluan një peticion online nëpërmjet të cilit kërkojmë nga qeveria e Shqipërisë që të ndalojë torturat në burgjet shqiptare. Ne i referohemi sistemit 41 bis i cili zbatohet në vendin tonë që nga 1 gushti 2020 dhe po implementohen në mënyrë selektive kundër një kleriku mysliman të quajtur Genci Balla.

Peticioni ynë i nënshkruar nga mbi 3600 qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë, Evropës dhe Amerikës së Veriut i kërkon qeverisë shqiptare të ndalojë diskriminimin e saj ndaj komunitetit mysliman në Shqipëri dhe në veçanti të ndalojë torturën kundër klerikut mysliman Imam Genci Balla. Z. Balla i cili nuk është kriminel i rrezikshëm është mbyllur në izolim nën sistemin 41 bis që nga 1 gushti 2020. Familjarët e tij tregojnë se atij i është mohuar e drejta për të lexuar libra, për të marrë ushqim hallall, për të biseduar me anëtarët e familjes qoftë edhe një herë në muaj dhe kryej shumë nga detyrimet e tij fetare.

Qeveria shqiptare e kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka krijuar precedentë të këqij në marrëdhëniet me komunitetin mysliman të Shqipërisë. Besimtarët myslimanë shqiptarë janë ndaluar masivisht në stacionet e policisë në shumë raste dhe pa kryer ndonjë krim. Kjo ndodhi gjatë vizitës së Papës në Shqipëri në 2014 dhe ndeshjes së futbollit midis Izraelit dhe Shqipërisë në 2016. Gjatë ndeshjes qindra besimtarë u dërguan në rajonet e policisë dhe dhjetra u burgosën me akuza të rreme. Ata u mbajtën në burg dhe arrest shtëpie nga viti 2016 deri në 2019 (ata fituan pafajësinë nga gjykata në 2020). Sjellja e qeverive shqiptare të kryesuara nga Kryeministri Edi Rama ka institucionalizuar në vendin tonë precedentë zyrtarë të Islamofobisë dhe nxitjes së dhunës shtetërore kundër qytetarëve myslimanë.

Që nga viti 2014 qeveria shqiptare ka vënë në shënjestër komunitetin mysliman në Shqipëri duke ndaluar dhe burgosur dhjetëra besimtarë si “xhihadistë” edhe pse në shumë raste shumë prej të dënuarëve janë të pafajshëm dhe nuk kanë kryer ndonjë veprimtari xhihadiste. Policia e antiterrorit ka trembur qindra besimtarë myslimanë me ndalime, ngacmime dhe marrje në pyetje të paligjshme. Si rezultat, i gjithë komuniteti mysliman i Shqipërisë jeton me frikë për shkak të metodave agresive që policia e antiterrorit përdor kundër besimtarëve myslimanë dhe klerit islamik në vend.

Ndërsa qeveria shqiptare ka burgosur, marrë në pyetje dhe arrestuar qindra besimtarë myslimanë në të gjithë vendin, ajo ka lejuar që Shqipëria të kthehet në vend pritës i një organizate të huaj ish-terroriste, Mujaheeden el-Halk (MEK-u, Kulti i Maryam Rajavit, muxhahedinët). Kjo organizatë që drejton një kamp paraushtarak në Manzë të Durrësit dhe komandantët e së cilës bëjnë thirrje për luftë dhe ndryshim të regjimit kundër një vendi të huaj (gjë që konsiderohet krim terrorist sipas neneve 232 / a / b / dhe 234 a / b të Kodit Penal të Shqipërisë) dhe kërcënojnë e shantazhojnë mediat dhe gazetarët në Shqipëri dhe në botë, nuk penalizohen nga qeveria juaj.

Edhe pse një familje kanadeze ka akuzuar këtë organizatë për mbajtjen peng të vajzës së tyre Sommayeh Mohammady në kampin e saj (2018) dhe MEK ka sulmuar media të ndryshme perëndimore dhe gazetarë (Channel 4, BBC, al Jazeera, New York Times etj.) qeveria juaj nuk ka zbatuar ligjin kundër këtyre luftëtarësh dhe ish-terroristësh të huaj. Por në të kundërt, qeveria juaj I ka dalë në krah xhihadistëve duke ndaluar në mënyrë të paligjshme për një vit dhe trafikuar në mënyrë të paligjshme në kufirin grek Z. Ehsan Bidi, një kundërshtar i MEK-ut i cili ka braktisur xhihadin dhe është kritik ndaj kultit xhihadist të Maryam Rajavit. Qeveria juaj sulmon dezertorët e MEK-ut të cilët kanë braktisur xhihadin dhe i burgos për krime të trilluara dhe qesharake (p.sh. çështja e z. Gholam Shekari).

Ndërsa qeveria juaj bën gjithçka që mundet për të mbrojtur xhihadistët iranianë të MEK-ut, në anën tjetër që nga 1 gushti 2020 ju po torturoni psikologjikisht, fizikisht dhe fetarisht imamin Genci Balla, një klerik mysliman i cili në 2014 predikonte luftë kundër qeverisë së Sirisë, ashtu sikur Maryam Rajavi dhe grupi i saj bën kundër Iranit.

Ndërsa Maryam Rajavi dhe komanda e saj xhihadiste mund të predikojë luftë sa të dojë dhe shkeli ligjin shqiptar, hoxhë Genci Balla është burgosur dhe dënuar me 17 vite burg që nga viti 2014 për të njëjtin krim që bëjnë edhe muxhahedinët e Maryam Rajavit. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, që nga 1 gushti 2020 imami është mbyllur në izolim nën sistemin bis 41. Imamit i është mohuar e drejta për ushqim hallall, takimi me familjen e tij, e drejta për të lexuar libra dhe po ndëshkohet në mënyrë selektive për një krim që Maryam Rajavi dhe muxhahedinët iranianë bëjnë çdo ditë.

Në momentet kur filloi ky peticion, imam Genc Balla ishte afër vdekjes. Ai refuzonte të hante ushqim jo-hallall të ofruar nga burgu i Peqin dhe si rezultat u shtrua në spital ku ushqehej artificialisht me serume. Si rezultat i izolimit dhe privimit nga ushqimi ai po vuan nga shumë sëmundje duke përfshirë diabetin dhe jeta e tij është në rrezik.

Diskriminimi zyrtar i imamit Genc Balla nga Ministria e Drejtësisë dhe precedentët e tjerë të ndalimit masiv të muslimanëve nga Ministria e Brendshme tregon se qeveria juaj po ndëshkon në mënyrë selektive komunitetin mysliman dhe klerikët islamik të Shqipërisë, ndërsa favorizon një organizatë të huaj xhihadiste. Sistemi Bis 41, sipas gjykimit tonë, përbën një akt të torturës selektive.

Për të gjitha sa më sipër, ne personat që kemi nënshkruar këtë peticion kërkojmë nga qeveria juaj që të ndalojë torturat selektive ndaj Imam Genci Ballës dhe persekutimin selektiv të komunitetit mysliman në Shqipëri. Kërkojmë që qeveria shqiptare t’i japë myslimanëve të Shqipërisë të njëjtat të drejta që ajo u jep Luftëtarëve të Huaj iranianë, muxhahedinëve që qeveria juaj strehon.

Ne u përpoqëm ta paraqisnim këtë peticion në zyrat tuaj më 25 shtator 2020 por policia ndaloi organizatorin Olsi Jazexhiun dhe rreth 40 myslimanë shqiptarë duke i rrëmbyer nga shtëpitë, xhamitë dhe në rrugë dhe dërguar në rajonet e policisë; duke mos i lejuar kështu që të kryenin të drejtën demokratike: paraqitjen e një peticioni.

Ne donim ta paraqisnim këtë peticion edhe në 2 tetor 2020 kur kërkuam leje për të zhvilluar një protestë demokratike kundër torturës para Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Por edhe kjo protestë nuk u miratua dhe nuk u lejua nga policia. Në mënyrë fashiste dhe jo demokratike policia na ka marrë në telefon dhe paralajmëruar që të mos t’i afrohemi institucioneve tuaja.

Duke na u mohuar e drejta për të paraqitur peticionin tonë ose për të demonstruar në mënyrë paqësore kundër torturave ndaj besimtarëve dhe hoxhallarëve myslimanë në burgjet shqiptare, sot po marrim guximin për t’ua paraqitur këtë peticion institucioneve tuaja në mënyrë elektronike.

Ne kërkojmë që qeveria juaj të ndalojë torturat kundër Imam Genci Ballës dhe t’i sigurojë atij të njëjtat privilegje ligjore që gëzon Maryam Rajavi dhe xhihadistët e huaj iranianë në Shqipëri.

Bashkangjitur me kete tekst do të gjeni tekstin origjinal të peticionit tonë dhe rreth 3600 nënshkrime.

 

Durrës, 11 tetor 2020

Olsi Jazexhi

Ne linkun me poshte jane emrat e personave qe kane nenshkruar peticionin:

[pdf-embedder url=”https://gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2020/10/petition_signatures_jobs_24641692_20201011205143-1.pdf” title=”petition_signatures_jobs_24641692_20201011205143 (1)”]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne