Bota

Pezullohen nga puna mbi 2700 qytetarë turq

Autoritetet turke kanë dëbuar nga puna më shumë se 2.700 njerëz nga një numër institucionesh publike të dyshuar për lidhje me grupet apo organizatat terroriste në raundin e fundit të spastrimeve që nga viti i kaluar pas grusht shtetit të dështuar kundër qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas gazetës zyrtare të vendit të dielën, një total prej 2,756 njerëz u hoqën nga detyrat e tyre nga organe të ndryshme, duke përfshirë ministritë e brendshme, të jashtme dhe të mbrojtjes, bazuar në një dekret të ri ligjor nën gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas dekretit, të botuar në gazetë, u shkarkuan 637 ushtarakë nga Forcat e Armatosura Turke, duke përfshirë 155 oficerë të forcave tokësore, 155 nga forcat detare dhe 327 nga forcat ajrore turke. Për më tepër, 360 zyrtarë nga Komanda e Përgjithshme e Forcave të Xhandarmërisë u dëbuan nga puna. Po sot, 61 zyrtarë nga Policia Kombëtare dhe katër të tjerë nga Komanda e Gardës Bregdetare së bashku me 105 akademikë turq humbën vendin e punës. Dekreti i sotëm i qeverisë turke gjithashtu urdhëroi mbylljen e 17 institucioneve anembanë Turqisë, duke përfshirë dy gazeta dhe shtatë shoqata./ PT