Plagosje dhe dhunë në familje, arrestohen dy fierakët

olicia e Fierit ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si edhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin E. Z., 41 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Po kështu është ndaluar shtetasi I. Gj., 36 vjeç, banues në Fier i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S. Gj., 32 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne