Plani i ri i Senatit amerikan për shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite

Komiteti për marrëdhëniet me jashtë në Senati amerikan ka hartuar një plan që ndëshkon Arabinë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Në planin e propozuar nga Senati, kritikohet princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman dhe gjithashtu janë parashikuar ligje që synojnë përballjen me veprimet çnjerëzore të këtij vendi. Ky plan është një ndër të shumtat plane të hartuar të votuar në Kongres për të njohur Arabinë Saudite si përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut sidomos në Jemen dhe vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Gjithashtu në planin e propozuar nga Senati, i kërkohet presidentit amerikan Donald Trump që të mos japë viza për ata shtetas sauditë që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Jamal Khashoggi, gazetar kritik saudit, është vrarë në mënyrë barbare më 2 tetor të vitit 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nga agjentë të dërguar direkt nga Riadi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne