Plani për hapjen e një padie kundër Trump dhe Netanyahut

Një grup shtetasish amerikanë dhe palestinezë kanë hartuar një plan për të paditur krerët e Amerikës dhe Izraelit nën akuzën e krimeve kundër luftës dhe krimeve kundër njerëzit.

Grupi i shtetasve amerikanë dhe palestinezë do t’i drejtohet gjykatës federale në Amerikë për të akuzuar presidentin Donald Trump, kryeministrin sionist Beniamin Netanyahu dhe këshilltarin dhe dhëndrin e presidentit amerikan Jared Kushner për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në territoret e pushtuara palestineze. Padia kundër tyre është paraqitur në gjykatë ditën e martë. Muajin janar Donald Trump dhe Beniamin Netanyahu kanë paraqitur planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit. Ky plan nuk ngjason fare me planet e mëparshme të propozuar nga OKB për kompromisin e paqes. Plani në fjalë është një plan dy qeverish i cili shpërfill vendimet e OKB dhe kufijtë e vitit 1967. Plani në fjalë gjithashtu shkel planin e kompromisit arab të propozuar nga Malek Abdullah dhe akordin e Oslos./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne