Bota

Plani SHBA – NATO në Kashmir

Po rritet presioni në kufirin e Kinës me Indinë Veri – Lindore. Pas lajmit për rrëzimin e avionit, sistemet e mbrojtjes ajrore të forcave pakistaneze – indiane kanë kaluar në gaditshmëri dje po vazhdojnë dërgesat e blinduara në rajon.

Sipas komentatorëve, konflikti në rajonin e Kashmirit është pjesë e planit të luftës kundër së SHBA- NATO kundër frontit Rusi – Iran – Kinë. Planet e ngjashme janë vendosur në gjashtë pika të ndara në kufirin nga Ukraina në Kinë në kufirin Evropë – NATO. Fillimi i luftës u mbajt në Kashmir dhe po përgatitet të vazhdoj edhe në rajone të tjera. Pra nuk po bëhet fjalë për sulmin e Indisë ndaj Pakistanit. SHBA-ja po ndërmerrë një veprim për të bërë një bazë ushtarake, duke e ndarë Kashmirin mu në mes të Rusi – Kinë, Pakistan dhe Indi.

Ndalimi i Al Kaedës në mes të konfliktit të fundit i forcon këto pretendime. Aeroplan indian u qëlluan në Kashmir, duke bombarduar kampet e organizatës Jayshi-Muhammed të lidhura me Al-Kaidën në Pakistan. Rreth 300 militantë të Al-Kaidës u vranë në sulmet e avionëve indianë. Në të kundërt, Pakistani pretendon se ka qëlluar 2 Mig-21 të Indisë, ku njërin prej tyre e ka rrëzuar, ndërsa India pretendon se ka rrëzuar një F – 16 të Pakistanit.

India, e cila bombardoi kampet e Al Kaedës në Pakistan, duket se ka fituar një fitore diplomatike. Vendet filluan të marrin pozicione pas fillimit të konfliktit. Për shembull, në konfliktin e Pakistanit me Indinë, Franca ka njoftuar se do ta mbështesë Indinë. Ajo tha se e din luftën e Indisë kundër terrorizmit dhe pretendimet e tyre ndaj Kashmirit. Ajo gjithashtu i dha mesazh Pakistanit se duhet t’i ndërpresë kontaktet me grupet terroriste.

PO VAZHDON TENSIONI

Për shkak të rrëzimeve të avionëve ushtarak në mes të Indisë dhe Pakistanit, po vazhdon tensioni në mes të këtyre dy vendeve. Është raportuar se trupat e vendosura në rajonin qendror të Kashmirit kanë hapur zjarr mbi njëri tjetrin, ndërsa popujt vendas kanë filluar të largohen nga rajoni. Është raportuar se populli që ka ikur nga zjarri, është strehuar në ndërtesat e qeverisë në kryeqytetin e Muzafarabad të rajonit Kashmirit nër kontrollin e Pakistanit.

Në anën tjetër, për shkak të tensioneve, janë ndaluar edhe udhëtimet hekurudhore në mes të Pakistanit dhe Indisë. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë tha në një deklaratë, se nëntë aeroportet që ishin mbyllur për fluturime civile, kanë hyrë përsëri në funksion.

FILLLIMI I KONFLIKTEVE

Hindistani kishte deklaruar se janë kryer sulme ajrore ndaj kampeve të organizatës Jayshi-Muhammed në anën e Pakistanit.

Ndërsa ushtria pakistaneze kishte njoftuar se janë goditur dy avion luftarak indian, ku njëri prej tyre ishte rrëzuar. Pakistani deklaroi se ishin në duart e dy pilotëve indian. Ndërsa, mediat indiane njoftuan se ushtria indiane ka rrëzuar një avion luftarak të Pakistanit.

44 ushtarë u vranë dhe 20 ushtarë u plagosën në një sulm me bombë që synonte konvojin paramilitar në Indi më 14 shkurt. Administrata e New Delhi akuzoi Pakistanin për sulminm ndërsa Pakistani i cili dënoi sulmin, i refuzoi këto akuza.

Burimi : Rast Haber / ML

Etiketa

OPINIONE