Plas brenda mazhorancës, PS rrëzon Shpëtim Idrizin, Meta nuk dorëzon mandatet

Lënia e Shpëtim Idrizit jashtë komisionit Ad Hoc të vetingut ka ngjallur pakënaqësitë brenda mazhorancës. PS nuk ka votuar kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizin si anëtarë të komisionit Ad Hoc të vetingut. PS paraqiti dy deputetë të saj Vasilika Hysin dhe Ulsi Manjën, ndërsa LSI Luan Ramën. Edhe PDIU kërkonte një anëtar meqënëse është grup parlamentar.

Por, gjatë votimit sot në seancën e jashtëzakonshme, u votuan Luan Rama, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, duke plotësuar kështu 3 anëtarë që i takojnë mazhorancës në këtë komision. Kurse 3 anëtarët e tjerë nga 6 që janë total, i përkasin opozitës.

Pas votimit, PDIU shprehu pakënaqësinë për prishjen e marrëveshjes. Në këtë seancë, për shkak edhe të mungesës së opozitës në votimin e komisionit Ad Hoc, në media përflitej për një lëvizje të Ilir Metës që mund të dorëzonte mandatet e partisë së tij dhe të dilte nga koalicioni.

Por kjo gjë nuk ndodhi. LSI dhe PS votuan për gjysmën e anëtarëve të komisionit Ad Hoc të vetingut. Ndërsa PDIU mbeti jashtë këtij komisioni duke ngjallur pakënaqësi brenda kampit mazhoritar./Syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne