Rrihen mbeshtetesit e PS dhe LSI ne Kuçovë

Militantë të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim u përplasën fizikisht mes tyre, ditën e sotme në Kuçovë.

Sipas Joq, mes shkelmave dhe grushtave dëgjohen edhe sharje nga më të rëndat.

 

Në video shihen militantët, të cilët në mes të rrugës shkëmbejnë mes njëri-tjetrit grushte e shqelma.

Persona të tjerë që janë përpjekur të ndalojnë sherrin duket se e kanë pasur të vështirë dhe është dashur ndërhyrja e policisë, ku mund të shihet dhe në video momenti kur militantët arrestohen.

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar që ka nisur ky konflikt, por ‘lufta e ftohtë’ PS-LSI duket se po i jep frytet e saj edhe në nivel mbështetësish të thjeshtë të tyre.  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne