Plas sherri për bustin e Skënderbeut. Vendoset pa leje, ndërhyn IKMT-ja dhe e zgjidh problemin

Në qytetin e Lezhës është tentuar të vendoset pa leje busti i serbo-shqiptarit Skënderbe. Menjëherë në terren ka ndërhyrë IKMT-ja dhe nuk e ka lejuar vendosjen e shtatores, madje e ka shkatërruar dhe bazamentin e ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës u përplasen për shtatoren e Skënderbeut, e planifikuar për t’u vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Kjo shtatore do të inaugurohej më 2 mars, në kremtimet për Besëlidhjen e Lezhës dhe me rastin e Samitit të dytë të Diasporës.

Problemi ka lindur për shkak të lejes që i nevojitet Bashkisë Lezhë nga Instituti i Monumenteve. Sipas Ministrisë së Kulturës, leja nuk është dhënë sepse vendi ku do të vendoset busti është zonë arkeologjike.

Për prishjen e bazamentit ku do të vendosej shtatorja e serbo-shqiptarit Skenderbe pati reagime nga kreu i Bashkisë Lezhë, katoliku Fran Frrokaj.

“Ai nuk është Instituti i Monumenteve të Kulturës, por Instituti i Monumenteve të Antikulturës sepse kultura shqiptare fillon me Skënderbeun”, tha kryebashkiaku katolik.

Për rastin ka reaguar edhe skulptori i veprës Ardian Pepa i cili e ka quajtur “shpëtimtar të shqiptarëve” serbo-shqiptarin Skenderbe i cili ka masakruar shqiptarë muslimanë.

“Gjergj Kastrioti, heroi unë kombëtar kur erdhi në Lezhë u prit si princ dhe si shpëtimtar i shqiptarëve. Sot i duhet leje për ta nderuar?”, shkruan ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne