“Po baltos Albinin”/ VV: Nuk na mbron Rama nga Haradinaj, na duhet qëndrim i përbashkët ndaj ‘armiqve’

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e taksës, përmes të cilës sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Zaimi në postimin e tij në Facebook, shprehet se nuk iu duhet mbrojtja e Ramës nga Haradinaj, por një qëndrim i përbashkët ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.

Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare. Nuk na duhet mbrojtje prej opozitës, na duhet qëndrim i përbashket ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës. Këto vende e projekte kanë fituar hapësirë, pikërisht duke shfrytëzuar moskoordinimin e shqiptarëve dhe prirjen e tyre që të “fitojnë pikë” para superfuqive duke u treguar sa më “bashkëpunues” me fqinjin, shpesh duke shkelur mbi vëllain, qoftë ai në krahun tjetër të pushtetit, qoftë në krahun tjetër të kufirit”, shkruan Arbër Zaimi në facebook./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne