Po i vrasim fëmijët qëllimisht

Në një deklaratë raciste, ish komandanti i regjimit izraelit, Zvika Fogel u shpreh se masakra e fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës nuk ishte rastësi dhe se ishte bërë me qëllim.

Sipas Faqes së Informacionit Palestinez, Zvika Fogel i cili të premten bëri deklaratë për gazetën sioniste Maariv, tha se synimi i fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës nuk u bë si rezultat i gabimit të ushtarëve sionist dhe se kjo nuk ishte një rastësi.

Në vazhdimin e deklaratës së tij, ish komandanti i ushtrisë së regjimit sionist, Zvika Fogel tha se ushtria e regjimit sionist nuk është e detyruar të kërkoj falje për vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe se për sionistët nuk ka fare rëndësi se në cilën moshë janë këta palestinezë.

Deklaratat raciste të ish komandantit të ushtrisë së regjimit sionist tërheqin vëmendjen në një kohë kur organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dënojnë masakrën e sionistëve ndaj palestinezëve.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne