Policia greke ndërhyn me gaz lotsjellës dhe shok bomba ndaj migrantëve

Forcat greke të sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës dhe shok bomba ndaj migrantëve të parregullt që vazhdojnë pritjen në zonën tampon mes pikave kufitare të Turqisë dhe Greqisë.

Një grup migrantësh në përpjekje për të shkuar në Evropë, në orët e pasdites hyri në zonën tampon mes Turqisë dhe Greqisë.

Pas kësaj Greqia ka rrethuar rreth 100 migrantë të parregullt që prisnin këtu me autobusë dhe automjete.

Policia greke u hodhi gaz lotsjellës dhe shok bomba migrantëve të parregullt të cilët kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur.

Disa nga migrantët ikën në zonat pyjore ndërsa disa nuk mundeshin t’i mbanin lotët./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne