Bota

Policia izraelite arreston myftiun e Jerusalemit

Policia izraelite pas ngjarjes së përjetuar në Mesxhid-i Aksa ka arrestuar myftiun e Jerusalemit shejh Muhammed Husejin.

Omer Husejin, djali i myftiut të Jerusalemit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Policia izraelite ka arrestuar duke përdorur forcë shejh Husejin dhe nuk dihet se ku e ka dërguar.”

Ndër të tjera Omer Husejin është shprehur se babai i tij është arrestuar gjatë momentit kur ka ardhur për të drejtuar faljen e namazit të xhumasë për palestinezët të cilët ishin mbledhur në derën e Luanit (El-Esbat) të Mexhid-i Aksasë.

Policia izraelite në orët e para të mëngjesit me pretendimin për sulm me armë kishte njoftuar se ka vrarë 3 palestinezë, ku dy prej tyre në derën hyrëse të Mesxhid-i Aksasë dhe një tjetër në murin e Aksasë, si dhe ka bërë të ditur se kanë humbur jetën në spital 2 policë izraelitë të plagosur në sulm.

Ndër të tjera në deklaratë ishte vënë në dukje se janë mbyllur dyert e Mesxhid-i Aksasë dhe se drejtoria e policisë së rajonit të Jerusalemit nuk do të lejonte faljen e namazit të xhumasë në Aksa.

Policia gjithashtu ka mbyllur për qarkullim edhe rajonin e Qytetit të Vjetër të rrethuar me mure, brenda të cilit ndodhet Xhamia Aksa. Siç është vërejtur, numër i madh i ushtarëve izraelite janë pozicionuar në portat e qytetit, teksa mbi qytet fluturojnë disa helikopterë policorë./ AA

OPINIONE