Policia turke arreston katër terroristë të dyshuar të DEASH-it

Katër terroristë të dyshuar të DEASH-it janë arrestuar në provincën veriperëndimore Sakarya të Turqisë, sipas një burimi nga policia të hënën.

Prokuroria lokale që heton aktivitetet terroriste të DEASH-it kërkoi arrestimin e katër shtetasve irakianë për lidhje të dyshuara të tyre me grupin terrorist, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Pas lëshimit të urdhër-arresteve, policia kapi të dyshuarit në një operacion antiterrorist.

Turqia ishte një nga vendet e para që njohu DEASH-in si grup terrorist në vitin 2013.

Që prej asaj kohe vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që lanë të vdekur 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia filloi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne