Predikuesi amerikan për COVID-19: Zoti po na dënon për martesat ‘gay’ dhe abortin

Që prej nisjes së epidemisë së rëndë të koronavirusit në SHBA, disa anëtarë të ekstremit të djathtë kristian kanë fajësuar anëtarët e komunitetit LGBTQ për përhapjen e COVID-19.

Predikuesi i njohur evangjelist Pat Robertson theksoi së fundmi këtë pikë, duke thënë se Zoti nuk do të ndaljë pandeminë deri sa njerëzit të “heqin dorë nga mënyrat e tyre të djallëzuara”, duke iu referuar homoseksualitetit dhe gjërave të tjera “të tmerrshme”.

Në një klip të publikuar nga mediat amerikane, tele-evangjelisti 90-vjecar pyetet nga publiku: “Si mund ta shërojë Zoti tokën dhe të falë mëkatet, kur aborti dhe martesate të njëjtit seks janë ligje, dhe shumë njerëz janë anti-Izrael?”

Robertson ishte dakord me pikat e ngritura nga folësi dhe u përgjigj:

“PO e vini gishtin mbi diçka shumë të rëndësishme. Ne nuk po bëjmë kthesë pas gjërave të tmerrshme që kemi bërë. Kemi shkelur marrveshjen me Zotin, e kemi dhunuar. Kemi marrë jetën e të pafajshmëve duke i shfarosur në miliona, fëmijë që ishin lindur në emër të Zotit … dhe ne vetë e lejuam këtë sëmundje të përhapet në të gjithë shoqërinë”, tha predikuesi i njohur, duke iu referuar homoseksualitetit dhe abortit./TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne