Presidenti Erdogan bideson me Presidentin Trump

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi të premten një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në bisedë, krahas çështjeve dypalëshe u shqyrtuan çështjet rajonale me në krye gjendja e fundit në Idlib.

Presidenti Erdoan ka konfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e Turqisë për pastrimin e elementëve të regjimit nga territori i përcaktuar në Idlib sipas marrëveshjes së Soçit.

Gjithashtu Erdoan dhe Trump janë të të njëjtit mendim për të hedhur hapat shtesë pa humbur kohë për të parandaluar dramën e madhe njerëzore që jetohet në rajonin e Idlibit.

Nga ana tjetër, edhe ndihmëszëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike Trump-Erdoan.

Në deklaratë bëhet e ditur se Trump përcolli ngushëllimet për dëshmorët turq dhe dënoi sulmin në fjalë.

“Presidenti Trump ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj përpjekjeve të Turqisë për të reduktuar konfliktet dhe parandaluar fatkeqësinë njerëzore në veriperëndim të Sirisë. Dy liderët kanë rënë dakord se përpara se të zhvendosen dhe të vriten edhe më shumë njerëz të pafajshëm duhet të ndalen sulmet e regjimit sirian, Iranit dhe të Rusisë në rajon”, thuhet në deklaratën e bërë nga Judd Deere./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne