Bota

Presidenti Erdoğan dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj muslimanëve në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re”, deklaroi Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re.

Presidenti Erdoğan nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Twiter, në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka thënë: “Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA