Presidenti Erdogan do të diskutojë çështjet e botës islame në Malajzi

Burimet diplomatike turke bëjnë të ditur se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të jetë i pranishëm në Samitin e Kuala-Lumpurit, planifikuar më 16 dhe 17 dhjetor, në përgjigje të ftesës së Kryeministrit të Malajzisë, Mahathir Mohamad.

Në kuadër të samitit në fjalë, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme si “pavarësia, zhvillimi, administrimi i mirë, identiteti dhe kultura, drejtësia dhe liria”, liderët pjesëmarrës do të shkëmbejnë mendimet përreth një tavoline të rrumbullakët nën temën “Prioriteti i Zhvillimit dhe Sfidat”.

Krahas Malajzisë dhe Turqisë, në këtë aktivitet do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Katarit, Iranit, Pakistanit e Indonezisë.

Agjenda e Presidentit Erdogan parashikon po ashtu takime me mbretin  dhe kryeministrin e Malajzisë, si dhe me liderët e tjerë të pranishëm në Samitin e Kuala-Lumpurit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne