Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Ramallah

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, tha se për të mbështetur procesin e paqes është i gatshëm të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në ndërtesën presidenciale në Ramallah pas takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier i cili ndodhet në Bregun Perëndimor për një vizitë zyrtare ka informuar presidentin Steinmeier në lidhje me punimet e kryera për të fituar lirinë dhe pavarësinë për popullin palestinez dhe kryesisht në lidhje me takimin që ka kryer javën e kaluar me presidentin amerikan Donald Trump.

Pasi ka theksuar se me Steinmeier ka biseduar për problemet rajonale dhe se është i pashmangshëm kërkimi i rrugëve të dialogut për paqe që do të ruajë sovranitetin territorial të këtyre vendeve, Abbas ka theksuar se për paqen është i gatshëm të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Rinovojmë angazhimin tonë për zgjidhjen me dy shtete dhe paqen e ndërtuar mbi vendime legjitime ndërkombëtare dhe të drejta”, është shprehur Abbas duke konfirmuar angazhimin për bashkëpunimin në partneritet të plotë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në botë.

Nuk ka rrugë tjetër përpos zgjidhjes me dy shtete

Ndërsa presidenti gjerman, Steinmeier, ka tërhequr vëmendjen se SHBA-të kanë formuar lidhjen mes Izraelit dhe Palestinës dhe si rezultat i kësaj në rajon do të zhvillohen disa mbledhje. Ai ka shtuar më tej se nuk ka rrugë tjetër përpos negociatave që do të bëhen për zgjidhjen me dy shtete.

Duke theksuar se do të vazhdojnë punimet për formimin e shtetit të Palestinës Steinmeier, tha se “E ndiej veten shumë të lumtur që vizitën e parë jashtë shtetit e kryej në rajon. Mes nesh dhe shtetit të Palestinës ka një përvojë të mirë dhe ne jemi partnerë që i besojmë njëri-tjetrit dhe për këtë ne ndihemi krenarë.”

Steinmeier, mbërriti sot në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor pas takimit të kryer me presidentin izraelit Reuven Rivlin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne