Presidentja e re e Komisionit Evropian: T’i hapim negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e porsazgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e një perspektivë të shpejtë të pranimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me vendet sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të shtrëngojmë dorën tonë ndaj këtyre shteteve, ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten.”- ka theksuar Von der Leyen në një intervistë për të përditshmen gjermane “Spiegel”.

“Spiegel” shkruan se BE u ka ofruar disa vende të Ballkanit Perëndimor perspektivat e pranimit në vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit çeljen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet kandidate./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne