Bota

Pretendime mbi implikimin e hakerëve rusë në krizën e Arabisë Saudite me Katarin

Mediat amerikane këto ditë kanë përhapur lajme mbi ndikimin e hakerëve rusë në shfaqjen e krizës mes Arabisë Saudite dhe disa vendeve të tjera arabe me Katarin.

Hetuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë hynë pa u diktuar në Asgjësinë Shtetërore të Lajmeve, në Katar dhe vendosën një raport të rremë, që kontribuoi në krizën mes aleatëve amerikanë në Gjirin Persik. Sipas CNN, FBI ka dërguar një ekip hetuesish në Katar për të ndihmuar qeverinë e këtij vendi, që të hetojnë sulmin kibernetik. Të dhënat e mbledhura nga SHBA tregojnë se piratët informatikë rusë ishin pas sulmit kibernetik, që u raportua nga qeveria e Katarit dy javë më parë. Kjo përfshirje e pretenduar e hakerëve rusë shton shqetësimet e Agjencive Amerikane se Rusia vazhdon të sulmojë në mënyrë kibernetike, me mënyrat që përdori për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016. Sipas zyrtarëve amerikanë, duket se qëllimi rus është të krijojë tensione mes SHBA dhe aleatëve të saj. Nuk është e qartë nëse hakerët që kanë sulmuar Katarin janë nga organizata kriminale apo nga shërbimet e inteligjencës ruse, thotë një zyrtar amerikan./ PT

OPINIONE