Bota

Princi Charles vizitoi imamin hero

Princi Charles vizitoi xhaminë e ‘Finsbury Park’ dhe bisedoi me imamin Mohammed Mahmoud i cili cilësohet si hero pasi ndihmoi në arrestimin e të dyshuarit për sulmin ndaj besimtarëve myslimanë që falnin namazin e teravisë, shkruan KosovaPost.

Princi Charles gjithashtu theksoi se: Bota Islame ka një thesar të pasur të njohjes shpirtërore e cila është vënë në dispozicion të njerëzimit, dhe tha se tani kjo është në trashëgimin fisnike të Islamit, dhe se gjithashtu është një dhuratë e çmuar për pjesën tjetër të botës.
Lavdërimi i princit të Britanisë që i bëri Islamit, nxiti reagime te disa shkrimtarë britanik të cilët shkuan aq larg sa që e përshkruan princin si një mysliman i cili nga frika po e fshehë konvertimin e tij në Islam.

OPINIONE

INTERVISTA