Prishja e nje Teatri – apo një e Ardhme pa të Vjetrën

Nga Pirro Prifti

Kur e kam njohur mikun tim Edmond Budina në kohën e diktaturës nuk mund të mos kishe dhe kesh edhe në ditët e sotmerespekt për të , një nga djemtë më të mire, ashtu bukurosh ishkathët dhe plot romantizëm revolucionar.

Mu bë shumë qejfi që mori pjesë në demonstratat studentore dhepër një momëent mendova se Edmond Budina do të bëhej njëudhëheqës i butë dhe i dashur për popullin. Sidoqoftë nukndodhi ashtu. Dallgët e jetës e hodhën në itali dhe vajtje ardhjet, pa tamtame dhe skoope të Mediave shqiptare nuk u kujtuan përEdmondin. Vetëm vitet e fundit pas realizimit të dy filmavenjërin, nga të cilët e kam kritikuar për aspektin kripto-antireligjioz, pas takimeve të shkurtra me të dhe me miqtë e tjerë, mendova sigurisht që Edmond Budina do të përfshihej nëdrejtimin e artit (gjë që nuk ndodhi), ose në politikë me opozitën, e cila mund të përfitonte shumë nga ndershmëria dhesinqeriteti i tij  (por edhe kjo nuk ndodhi).

Edmondi ngeli një antikonformist rebel ndoshta duke zbatuarnëmëndjen e tij  metodat e lashta të ideve revolucionare që sot janëtë tejkaluara.

Pavarëisht investimi të tij personal  së bashku me disa miq të tijantikonformistë të mbrujtur akoma me idetë e kundërshtarëve tëArturo UI, mendoj se gjithë ai investim për të mbrojtur njërrangallë pisllëku të së kaluarës nuk ja vlejti. Shumëkush mundtë pyesë: Përse miku yt i dashur Mondi i hyri kësaj pune tëngjashmë me luftën e Don Kishotit me Mullinjtë e Erës? PërseMondi miku yt, për një kohë të gjatë këmbënguli e shan ashtu sinjë dashnor lab që i lutet  të kthehet të dashurës e cila ka hypurnë traget dhe i thotë ..`po zbrit moj qëne se  të vrava…`.

Përpjekjet për të ruajtur Teatrin e vjetër, sikur politika të mosishte përfshirë, do të kishin dështuar që në 1998 dhe Teatri do tëishte prishur për tu ndërtuar një i ri. Mesa duke makinacionetpolitike të cilat shikonin përfitime nga prishja e teatrit e vonuankëtë dhe qeveritë e mëpastajmë hezitonin edhe për shka tëinteresave të zgjedhjeve, duke i bërë qejfin sa njërës palë ashtudhe tjetrë,

Prishja e Teatrit të vjetër asaj rrangulle plot pisllëqe të sëkaluarës është përmëndur që kur ish gjallë Lasgush Poradeci, icili vuri re sesa i papërshtatshëm  për teatrim ishte. Më vonë u pa se rikonstruksioni i tij ishte i pamundduër për shkak se nukkishte themele solide por edhe sepse ishte më mirë që tëndërtohej një i ri sipas   specialistëve inxhinjerë sepse kushtontemë pak rindërtimi se sa konstruksioni.

Përsëri politika pas mori mesazhin se ishte më mirë të ndërtohejnjë i ri, filluan paazet se kush,

si, qysh do të përfitonin. Menjëherë u rradhitën edhe artistët pro dhe kontra,. Sidoqoftë më e rëndësishmje por që u kalua nëheshtje ishte se godina përmbante asbest që sot njihet si produktkancerogen dhe si tillë godina duhej shëmbur.

Në fund të fundit do të prishej një godinë e vjetër publike dhe do të ndërtohej po aty një godinë e re publike. Këtë populli shqiptare kupton fare mirë. Por orkestrantët politikë nisiën `koncertinpolitik`, avaz ky i njohur përpërplasje politike të atyre që nukishin në pushtet me ata që janë në pushtet. Motivi u gjëndën: tëmos prishet, sepse ka interesa Kryeministri?! Të mos prishet se kemi kujtime?! Të mos prishet se këtu janë bërë gjyqetkomuniste?! Të mos prishet se kështu duam ne (opozita)?!

Nuk besoj se miku im Edmond Budina u ndikua apo u urdhëruanga Opozita, megjithë nostalgjinë që ai ka patur për këtë parti tëçpërfytyruar dhe të inkriminuar në raport  me idealet e dhjetorit. Mondi ashtu si dhe pak artistë të tjerë (për ata nuk ve dorën nëzjarr) përkrahën mos prishjen e Teatrit që dikur ka qënëdopolavoro por që në vietet e diktaturës u rregullua pjesërishtpër tu bërë teatro, –kishte idelaet e tij antikonformiste sepsenëprmjet shëmbjes së teatrit dhe atyre që do ta shëmbnin kishtenjë kombinim negative.

Madje nëse ky Teatër do të prishej nga PD, atëhere sigurisht qëmotivet do të binin, dhe Teatri do të prishej. Por problem ishtedhe qëndron në kokën e disa opozitarëve se përse u ra bixha tëmajtëve të prishin një gjë që duhej ta kishin prishur ata?!

Sidoqoftë, partishmënria e mikut tim Edmont për ti qëndruarderi në fund një ideje qoftë edhe e gabuar (si ajo që mbrojti), vlen për tu admiruar, në raprot me tërsëllimat e britmatkoprolale të përkrahësve të cilët për të justifikuar daljen nëprotestë, qëndrimin roje tek godina pa të ardhme, për të mbyturinatin dhe gulçin nga tradhtia e krerëve të Opozitës që ibraktisën natën e `Shën Bartolomeut` dhe lejuan që godina tëprishej.

A kishte vallë ajo godinë vlera të vecanta teatrale? A kishte ajogodinë vlera arkitekturore? A kishte ajo godine vleranostalgjike?

Sigurisht asgje nga këto vlera nuk kishte. Shëmbulli i vëndeve tëtjera të zhvilluara na tregon se edhe kur u prish WEMBLI stadium i famshëmi Londrës, askush nuk vajtoi as për vleratkulturore, as, për arktitekturën e as për nostalgjinë e shumtë. Thjesht u ndërtua një Stadium i ri më i bukur më i fortë në tëcilën u skalitën edhe vlerat që trashëgonin.

Po kështu me stadiumin tonë `Qemal Stafa`, krahas kritikave, ,stadium u bë i rid he më i bukur e më i fortë dhe në të do jenëskalitur  ato vlera që meritojnë.

Këtu mund të mos jenë dakort politikanët e Opozitës së rrugës tëcilët prishjen e Teatrit po e ruajnë për të bërë zhurmen e zakonshme për të nxitur ndonjë sherr dhe destabilizim të vënditme qëllim që të drejtohet vëmëndja tek teatri por që të harrohenata: të korruptuarit, vjedhësit, vrasësit, që kanë qënë në drejtim, të harrohet vetting dhe reforma në drejtësi.

Por këtë miku im Mondi nuk e ka kapur, por pëlqeu më shumërrahjet e krahëve nga Hipokritët, ndonjëri nga ata shpresonte qëMondi, miku im të martirizohej.

Fatmirësisht nuk ndodhi ashtu.

Megjithatë, të drejtuar nga ideatorë obsessive-kompulsive, protesta kundër prishjes së një godine të vjetër e plot pisllëqe tësë kaluarës, do të marrë drejtime të reja ashtu si coronavirusi qënuk do të mposhtet por që modulohet.

Një gjë ka rëndësi e reja do të triumfojë mbi të vjetrën dhe se nuk mund që një prishje ndërtese publike e vjetër me qëllim përtë ndërtuar një ndërtese publike të re të përdoret për të marrëpushtetin në rrugë apo tavolinë, as duke i ngrënë veshin Edi Ramës, sepse po ishte ashtu, Ramës ka se çfarë ti hahet. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne