Prishtinë, hapet ekspozita me fotografitë e “15 korrikut”

Në kuadër të aktiviteteve të cilat do të organizohen me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtet në Turqi, Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë dhe Instituti Yunus Emre në Prishtinë sot bënë hapjen e ekspozitës me fotografi me titullin “Dita përkujtimore e 15 Korrikut dhe dita e demokracisë dhe bashkimit kombëtar”, me fotografitë e realizuara nga Anadolu Agency (AA) gjatë tentativës për grusht shteti.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në qendrën e Institutit Yunus Emre në Prishtinë mori pjesë ambasadorja turke në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bütüç, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë Hasan Burak Ceran, përfaqësuesit e KFOR-it turk në Kosovë, si dhe të ftuar të shumtë. Në ekspozitë, ekspozohen 40 fotografi të realizuara nga Agjencia e Lajmeve Anadolu (Anadolu Agency) në natën e tentativës për grusht shteti në Turqi.

Pjesëmarrësit së pari mbajtën një minutë heshtje për nder të dëshmorëve të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO në Turqi, ndërkaq më pas shikuan një film të shkurtër në lidhje me natën e 15 korrikut.

Gjatë fjalimit të saj ambasadorja Kılıç theksoi rëndësinë e kësaj ekspozite për të treguar brutalitetin e asaj nate dhe për të treguar se demokracia ka vlerë saqë për të është sakrifikuar edhe jeta.

“Parlamenti jonë u bombardua, civilët e pafajshëm nëpër rrugë u masakruan nga tanket, aeroplanët, helikopterët dhe me çfarë do lloji armësh të ushtrisë. Në historinë tonë ne kemi përjetuar një krim të tillë. Por ishte një gjë që ata nuk llogaritën: guximi, mençuria dhe vendosmëria e kombit turk. Populli turk nga të gjitha sferat dhe pikëpamjet politike, duke sakrifikuar dolën përpara tankeve, rezistuan duke kërkuar të drejtat e tyre demokratike dhe treguan një solidaritet historik”, tha Kılıç.

Duke vënë në dukje se 15 korriku është fitorja e demokracisë turke Kılıç tha se “Turqia i la pas ato ditë të vështira. Turqia sot po vazhdon zhvillimin e saj duke e forcuar edhe më tej angazhimin e saj për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat dhe liritë themelore. Edhe ne që nga ajo ditë po i tregojmë përpjekjet e mëdha të popullit tonë për demokracinë e vendit dhe do të vazhdojmë t’i tregojmë”.

Ekspozita e cila do të jetë e hapur deri më 21 korrik, nesër do të hapet edhe në Institutin Yunus Emre në Prizren.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne