Prishtinë – Nën petkun e “kulturës” promovohet terrorizmi

Pardje në orët e vona të natës në Prishtinë është ndërprerë një aktivitet muzikor e ashtuquajtur “nata e muzikës kurde” me përmbajtje propagandistike e cila ishte organizuar në Qendrën Sociale Sabota, një qendër me ideologji marksisto-leniniste, transmeton Gazeta e Re.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit në rrjetin-social Facebook, ngjarja tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve ku dhe mblodhi reagime masive. Me qindra komentues kritikuan ashpër eventin.

Arsyeja e kritikave ishte përmbajtja e aktivitetit. Organizatorët e natës, si foto e kishin përdorur emblemën e grupit terrorist YPG. Përveç emblemës, përshkrimi i eventit kishte përmbajtje me karakter ekstremiste dhe fyese, ku haptas promovohej organizata terroriste YPG.

Ngjarja për një kohë shumë të shkurtër shkaktoi reagime masive dhe si pasoj organizimi u ndërpre nga Policia e Kosovës me që rast, sipas mediave lokale, policia kishte kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Përkundër paralajmërimeve të policisë, organizatorët vazhduan natën duke e nxitur edhe më tej situatën. Ata në faqen e tyre në facebook filluan të shpërndajnë përmbajtje ekstremiste dhe nxitëse duke iu referuar republikës së Turqisë dhe president turke Rexhep Tajip Erdogan.

Me dhjetëra komentues, ngjarje e komentuan si një event propagandistik e fshehur dhe e kamufluar nën petkun e “kulturës”.

Ndryshe, organizata terroriste Y.P.G. bën pjesë në listën e Interpolit, ku konsiderohet si një grup ilegal me veprimtari në Siri. YPG njihet si grup terrorist edhe nga NATO.

Por, çka do të thotë Y.P.G. dhe çafër synojnë këta?

Y.P.G “Yekineyen parastina gel” (Njësitë e mbrojtjes popullore) është dega e PKK-së në Siri.

PKK e ashtuquajtur ‘Partia e Punës së Kurdistanit’ është themeluar nga Abdullah Öcalan (APO) në vitin 1974 në Diyarbakir të Turqisë, deri në vitin 1978 ky parti ka funksionuar si një subjekt politik por më 27 Nëntor të vitit 1978, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë, partia vendosi të ndryshoj formatin duke i dhënë një kahja krejtësisht tjetër strukturës, anëtarët e kësaj partia vendosën që të armatosen me synim nisjen e rrugëtimit drejt krijimit të një shteti të pavarur brenda Turqisë.

Edhe pse brenda partisë një pjesë e kundërshtuan këtë ide, Öcalan kishte shumicën e mbështetësve.

Ai triumfoi përbrenda partisë por nuk e gjeti mbështetjen e plot nga populli kurd në Turqi.

PKK u forcua edhe më shumë pas puçit të vitit 1980, ata krijuan degën e tyre edhe në Siri të cilën e quajtën PYD, që do të thotë (Partia Demokratike e Bashkimit), fushëveprimi dhe misioni i PYD-së në Siri ishte pothuajse e njëjtë me atë në Turqi.

Në vitin 1981 Öcalan nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me politikanin irakian Mesud Barzani të cilin e vendosi në krye të degës në Irak. Organizata e themeluar në Irak u quajt KDP (Partia Demokratike e Kurdisnit). Edhe në Irak ata vepruan me qëllime të njëjta ku me rënien e Sadam Huseinit ata u forcuan edhe më shumë pushtetin  tyre në veri të Irakut dhe kjo falë ndihmave të shteteve perëndimore.

Në vitet 1990, PKK u tërhoq nga kërkesa për pavarësi në Turqi, duke kërkuar më shumë autonomi kulturore dhe politike, por vazhdoi të luftojë.

Abdullah Ocalan, u kap nga policia turke në vitin 1999 në Kenja të Afrikës ku ishte strehuar. Ai më pas u soll në Turqi nga Interpoli.

Në vitin 2012, qeveria turke dhe PKK nisën bisedimet e paqes dhe një vit më vonë u firmos armëpushimi. Luftëtarëve të PKK iu kërkua të tërhiqeshin në Irakun verior, por ata refuzuan një gjë të tillë dhe vazhduan me përplasjet, në shënjestrën e tyre ishin autoritet policor, ushtarak, civilët madje edhe kurdët të cilët refuzonin ti mbështetshin financiarisht ata.

PKK tani më ka humbur plotësisht mbështetjen e popullit kurd në Turqi. Populli kurd është kundër që PKK-ja të përfaqësojë kurdët. Andaj dhe pjesëtarët e kësaj organizate janë zhvendosur në Siri për tu bashkangjitur radhëve të PYD-së.

Pjesëtarët e PYD-së formuan strukturën e tyre të armatosur dhe e quajtën atë Y.P.G gjë që do të thotë “Yekineyen parastina gel” (Njësitë e mbrojtjes popullore). YPG ka një ideologji ekstremiste dhe ultra-nacionaliste.

Me fjalë të tjera, YPG ka të njëjtin funksion si PKK, por aktivitetet e tij vazhdojnë në Siri. PYD është krahu politik i YPG-s në Siri, ashtu si në Turqi krahu politik PKK-së është HDP-ja. /Gazetaere.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne