Problemi global ku hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet

Shifrat e aktivistit të ‘Oxfam’, Nick Bryer, duhet të ndezin zemërimin te disa, tek të tjerë mund të shkaktojnë vetëm ngritje supesh.

Sipas tij, çdo dy ditë në botë shtohet një një miliard dollarë, ndërkohë më shumë se 2,000 miliardë, ndërsa një rrobaqepëse në Bangladesh duhet të punojë gjithë jetën për të arritur atë që fiton shefi i një koncerni mode në katër ditë. 42 vetë kanë aq sa gjysma e varfër e botës. Hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet.

“Po t’i shohim rritjet e fundit të pasurive, atëherë 82 për qind prej tyre, pra katër nga pesë dollarë shkojnë për 1 përqindëshin e pasur. Ndërsa, mirëqenia e gjysmës tjetër të njerëzimit, pra e tre milionë e gjysmë njerëzve nuk është rritur aspak”, thotë Bryer.
Organizata britanike duhet të dëgjonte shumë kritika në të shkuarën. Të dhënat e saj bazohen në listën e miliarderëve të ‘Forbes’, të ‘Raportit Global të Mirëqenies’ të bankës ‘Credit Suisse’, që ka shumë pak të dhëna për vende të ndryshme. Bryer e mbron raportin e ri.

Bryer vlerëson që BE së fundmi ka publikuar një listë me oazat fiskale. Por në këtë listë duhej të ishte futur edhe Irlanda, Luksemburgu dhe qyteti i Londrës./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne