Project-Syndicate: Çfarë kërkon Amerika në Siri?

Pas shtatë viteve gjakderdhje në fronte të ndryshme të luftës, kriza dhe lufta në Siri është komplikuar aq shumë sa që zgjidha e kësaj krize duket e pamundur në një të ardhme të afërt dhe dështimi i Amerikës për të paraqitur një përkufizim të interesave afatgjate në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, ka shtuar edhe më tepër komplikimin e situatës.

Christopher Hill, ish-zv/sekretari amerikan i shtetit dhe ish-ambasador i Amerikës në Azinë Lindore, në Irak, në Korenë Jugore, në Maqedoni dhe në Poloni, në një artikull të tij të publikuar në faqen e internetit “Project-Syndicate”, ka shkruar: “Duke marrë parasysh faktin se Lindja e Mesme aktualisht ndodhet në trazira dhe kaos, duhet lavdëruar Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në këtë rajon ka trajtuar krizën e Sirisë.

Puna e tij nuk është e lehtë. Diplomacia amerikane në Lindjen e Mesme nuk ka qenë e dukshme dhe nuk duket se Departamentin Amerikan i Shtetit ka ndonjë ide të caktuar ose më e rëndësishme se ajo, mund të ketë në dispozicion buxhet të mjaftueshëm për të marrë drejtimin e ndonjë iniciative. Nëse Amerika do të kishte seriozitet për zgjidhjen e krizës vdekjeprurëse të Sirisë, duhet të tregojë interes më të madh dhe këtë interesim duhet ta tregojë jo vetëm në deklarata, por edhe në veprim.

Komplikimi i situatës në Siri është shtuar shumë më shumë se sa kapaciteti dhe aftësia e botës në zgjidhjen e saj. Ngjarjet të cilat ndryshohen me dinamizëm të madh, shtimi i faktorëve ndërhyrës për çdo ditë e më shumë dhe i vijave të para të frontit të luftës të cilat vazhdimisht janë duke u ndryshuar, të gjitha këto tregojnë një baltë të madhe.

Pikërisht në këto gjashtë muajt e kaluar kishte dy zhvillime të qarta në këtë luftë: Bashar Asad, presidenti i Sirisë, me mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe të Hezbullahut, ishte vendosur në rrugën e fitores dhe ISIS ishte duke pësuar disfatë nga koalicioni amerikan. Aktualisht, në gjendjen më të mirë duket se lëvizja kundër ISIS duke marrë parasysh çmimin e lartë që ka paguar, më shumë i ngjanë një disfate se sa një fitore. Me qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe duket e largët akoma zgjidhja e konfliktit më të madh.

Aktualisht bota është më e shqetësuar se kurdoherë tjetër. Në javët e fundit, Izraeli është përleshur me forcat iraniane në jug të Sirisë për të treguar se nuk do ta lejojë Iranin të krijojë bazë ushtarake aty. Ndërkohë Turqia me një veprim të guximshëm, është futur në luftë me kurdët e Sirisë dhe shpreson të dëbojë ata nga provinca veriperëndimore Afrin për të moslejuar lidhjen e tyre me kurdët e Turqisë në zonat kufitare. Asad duket se ka pranuar realitetin dhe ka treguar se është i gatshëm që atë territor ta lë në dispozicion të kurdëve të Sirisë. Mirëpo Turqia nuk dëshiron të pranojë krijimin e një krahine autonome kurde në kufijtë e saj.

Amerika në pozitën e saj përgjatë gjashtë muajve të kaluar ka mbledhur grupe të ndryshme të luftëtarëve arab sunitë dhe i ka futur ata nën hijen e të ashtuquajturës “Forcat Demokratike të Sirisë”, një degë e asaj që më parë quhej “Ushtria Çlirimtare e Sirisë”. Disa elementë të Forcave Demokratike të Sirisë kanë qenë më efikas nga disa të tjerë dhe kanë luftuar përkrah forcave kurde në luftën kundër ISIS. Mirëpo ata aktualisht po e shikojnë vetën përpara dy rrugëve me jo vetëm Asad, por edhe me Rusinë dhe grupet e ndryshme militante të mbështetura nga Irani.

Amerika për të thyer ISIS, ka bërë disa hapa të mira, mirëpo aktualisht ka një mision shumë të gjerë para vetës dhe duhet të sigurojë të ardhmen e aleatëve të saj të ndryshëm në Siri. Një mision i tillë parashikon edhe ndodhjen e një lufte të drejtpërdrejtë me jo vetëm Rusinë por, edhe me fuqitë e tjera. Në të vërtetë, Amerika mund të ketë vrarë më shumë se sa me dhjetëra kontraktorë ushtarakë rus gjatë sulmeve ajrore të fundit.

Amerika dhe partnerët e saj evropian nuk dëshirojnë të marrin qëndrime të ashpra ndaj Turqisë, aleatit të tyre në NATO, prandaj vetëm kanë kërkuar nga Rexhep Taip Erdogan, presidentin i Turqisë, që të vetëpërmbahet. Mirëpo shtyrja për pazare, një prej mjeteve diplomatike të preferuara të Amerikës, shumë rrallë përdoret në kulmin e konfliktit.

Përveç kësaj, nuk duket se Turqia i jep rëndësi kësaj se si mendojnë aleatët e saj. Për shembull, Ankaraja me blerjen e sistemit të ri raketor S-400 nga Rusia, përsëri ka shtuar shqetësimet brenda në NATO. Një ngjarje e tillë, nuk është shumë e mirë për procesin e paqes në të ardhmen. Në fund të fundit, vendet perëndimore kanë nevojë për Turqinë për të krijuar balancim përball rusëve dhe kjo është në kohën kur strategjia që po ndiqet nga Moska, përfshin një rajon shumë më të gjerë se sa Lindjen e Mesme.

Kur historianët shqyrtojnë konfliktin në Siri, do të lavdërojnë veprimet e ish-presidentit amerikan Barak Obama dhe presidentit amerikan Donald Trump në ndjekjen e pandërprerë të terroristëve të ISIS. Mirëpo ata do të thonë se Amerika nuk kishte perceptim të mirë nga lufta më e madhe në rajon dhe për këtë arsye ajo qortohet.

Paraprakisht është e qartë se qeveria e Obamas atëherë kur në vitin 2011, pa menduar për fundin e veprimeve, kërkoi largimin e Bashar Asad, me siguri se nuk e dinte për çfarë po bënë pazarllëk. Në qershor të po atij viti, Robert S Ford, ambasadori i Amerikës në Siri, u dërguar në provincën Hamah, do të thotë në vendin kur 30 vite më parë babai i Bashar Asad dha urdhrin për vrasjen masive. Departamenti Amerikan i Shtetit në atë kohë ka raportuar se qëllimi i këtij udhëtimi i ambasadorit amerikan në Hamah ishte: “Të deklarojmë mbështetjen tonë të plotë ndaj të drejtës së popullit të Sirisë për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për lirin e shprehjes”. A nuk ka parashikuar qeveria e Amerikës se edhe Bashar Asad –ashtu si babai i tij – mund të marrë masa të ashpra kundër grupeve kryengritëse?

Në kohën kur Amerika 7 vite më parë mori qëndrime kundër Bashar Asad në Siri, fliste për interesat e saj në këtë vend dhe anashkaloi interesat e faktorëve të tjerë kryesorë si Turqia, Rusia, Irani dhe Izraeli. Tani kur Amerika nuk e dinë se çfarë të bëjë dhe kërcen nga një degë në degën tjetër, ekziston ky rrezik shumë serioz që të fillojë një luftë zëvendësuese mes Amerikës dhe Rusisë.

Deri më tani, tragjeditë dhe katastrofat njerëzore me të cilat po përballen civilët në Siri, akoma nuk e kanë nxitur qeverinë e Trump dhe ta shtyjnë atë që të marrë veprime, mirëpo nëse ai do të arrijë në këtë përfundim se konflikti në Siri do të jetë kërcënim për të gjithë rajonin, ndoshta do të tregojë reagim më të madh.

Nëse qeveria e Amerikës dëshiron të tregojë një pozitë të saj më superiore, duhet të konsultohet me fuqitë e tjera rajonale dhe të kuptojë interesat e tyre, si dhe të përcaktojë se a mundet të vendosë një pajtim apo nuk mundet. Ndoshta Tillerson po bënë pikërisht këtë veprim. Mirëpo edhe para se të pyesë faktorët e tjerë se çfarë kërkojnë në Siri, qeveria e Trump duhet t’ia bëjë vetës pikërisht këtë pyetje! Njëkohësisht me shtimin e kërkesës për proporcion në Siri, proces ky që po duket shumë dinamik, është për tu çuditur se qëndrimi i Amerikës ndaj krizës në Siri, nuk është shumë i qartë!”,- ka thënë ndër të tjera Christopher Hill./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne