Protesta të palestinezëve në Bregun Perëndimor, 34 të plagosur

Palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës kanë hyrë në grevë dhe kanë dalë në rrugë, për të protestuar ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kodsin si kryeqytet të Izraelit.

Protestuesit palestinezë janë përplasur me forcat e policisë izraelite, ndërsa ende dëgjohen krisma dhe zhurma të forta. Izraeli ka dislokuar qindra forca shtesë të sigurisë në Bregun Perëndimor për shkak të rritjes së tensioneve. Sipas disa raporteve, së paku 34 palestinezë janë plagosur nga plumbat e forcave pushtuese izraelite. Dyqanet mbetën të mbyllura dhe studentët qëndruan në shtëpi të enjten pas një thirrjeje nga fraksionet palestineze për një grevë në të gjitha shkollat. Greva e përgjithshme u organizua edhe nga shumë biznese. Ministria palestineze e Arsimit të enjten e deklaroi ditë pushimi dhe u kërkoi mësuesve dhe studentëve të marrin pjesë në tubimet anti-SHBA në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, në Rripin e Gazës dhe në Kuds. Protesta kanë shpërthyer edhe në Egjipt, Turqi, Jordani, Tunizi, Pakistan etj. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Liga Arabe kanë thënë se do të mblidhen në ditët e ardhshme për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj vendimit të Trump. Ekziston frika se ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm mund të çojë në shpërthim të paparë të dhunës./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne