Protestë për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore, s’ mund t’i kalojë bashkisë

Nis protesta në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentët kanë kundërshtuar VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë.

Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

“Nuk do të lëshojmë që Kopshti botanik t’i kalojë bashkisë.

Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin botanik bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një pedagogët.

Ndërsa Monika Kryemadhi ka deklaruar se të gjithë duhet të ngrihen në protestë pasi Rama dhe Veliaj duan të betonizojnë Kopshtin Botanik.Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne