Protestë për mbështetjen e palestinezëve në burgjet izraelite

Në Rripin e Gazës të afërmit e palestinezëve që ndodhen në burgjet izraelite, organizuan një protestë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra palestinezë të cilët u mblodhën përballë ndërtesës së Komitetit të Kryqit të Kuq në Gaza, kërkuan lirimin sa më shpejtë të palestinezëve që ndodhen në burgjet izraelite. Protestuesit të cilët mbanin fotografitë e palestinezëve që ndodhen në grevë urie, mbanin edhe pankarta me mbishkrime “Liri për të burgosurit”, “Të lirohen të burgosurit”.

Njëri prej protestuesve, Salih Ebu Amra, në një deklaratë për AA tha se “Jemi këtu për ta shprehur ndihmën dhe mbështetjen për palestinezët që ndodhen në burgje izraelite”.

Amra bëri thirrje tek bashkësia ndërkombëtare dhe të gjithë organizatave të së drejtës së njerëzve që të marrin përgjegjësi për lirimin e burgosurve në burgjet izraelite, sidomos të atyre që ndodhen në “grevë të urisë”.

Rreth dy mijë palestinezë në burgjet izraelite më 17 prill filluan grevë urie “Për përmirësimin e kushteve të burgosjes, duke i dhënë fund praktikave arbitrare të Izraelit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne